Tromp: Arkivat e gjykimeve janë dëshmi të vlefshme për shkrimin e historisë

Lajme

Tromp: Arkivat e gjykimeve janë dëshmi të vlefshme për shkrimin e historisë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 14:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Autorja e librit "Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit", Nevenka Tromp po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi tha se arkivat e gjykimeve janë dëshmi të vlefshme për shkrimin e historisë.

"Pyetja fillestare dhe madhore është si munden gjykimet penale të këtyre krimeve të kontribuojnë në shkrimin e historisë? Një gjë shumë e rëndësishme është se arkivat e gjykimeve janë një shumësi shumë e pasur e dëshmive, janë të dhëna artefakte, audio dhe dëshmi gojore. Tash, ku shumica e gjykimeve kanë përfunduar ka një dosje të gjykimeve, shumica e dëshmive mund të kenë qasje publiku në to por nuk është e lehtë të kesh qasje në to. Këto janë dosje të gjykimeve, këto dëshmi janë ekspozuar gjatë një sesioni të botës së jashtme", tha ajo.

Teksa foli për gjykimin e Millosheviqit, ajo përmendi dëshmitarët e ftuar dhe se si nuk përfundoi ky proces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat