Kërkoi 40 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Lajme

Kërkoi 40 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.L. të dyshuar për “Ushtrim të ndikimit”.

Ai dyshohet se ka kërkuar 40 mijë euro nga vëllai i një të dyshuar që ishte arrestuar që të ushtrojë ndikim në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të liruar të dyshuarin nga paraburgimi.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17.03.2023, në Prishtinë, i pandehuri A.L., në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimit të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit, prej të cilit ka kërkuar dyzet mijë (40.000) euro para që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtarë e prokurorë për ta liruar nga paraburgimi të pandehurin E.S., cili gjendej në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja “ dhe “Shmangia nga tatimi” të KPRK-së edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar andaj, me këtë i pandehuri A.L., do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“I pandehuri A.L., që nga data 19 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat