“GlobalFirepower” ka publikuar renditjen e re të shteteve për nga fuqia ushtarake. Në këtë renditje Kosova është e 141-ta me radhë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prijnë renditjes prej 145 shteteve për nga fuqia ushtarake, si e dyta është renditur Rusia, pasuar nga Kina, India e Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia, shtete që përbëjnë top dhjetëshen e më të fuqishmeve ushtarakisht.
Shqipëria, sipas kësaj renditje është e 78-ta për nga fuqia ushtarake.
Vendet tjera të rajonit, sikurse Serbia, është renditur në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 74-të , në renditje e 112-ta është Maqedonia e Veriut, e 127-ta Mali i Zi, ndërsa e 132-ta, Bosnje e Hercegovina.
Vlerësimi i nga “GlobalFirepower” ka nisur qysh para 19 vjetësh, nga viti 2006.