​Sot është përvjetori i vrasjes së aktivistit shqiptar Enver Hadri

Lajme

​Sot është përvjetori i vrasjes së aktivistit shqiptar Enver Hadri

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 10:12
Enver Hadri

Aktivisti shqiptar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.

Hadri ishte veprimtar dhe intelektual i cili dha shumë për lëvizjen për çlirimin dhe shtetësinë e Kosovës.

Ai ishte ndër veprimtarët më të angazhuar për çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë dhe në bashkëpunim edhe me personalitete tjera të kohës kontribuoi për senzibilizimin e opinionit europian rreth së vërtetës për Kosovë.

Hadri ishte edhe iniciatori dhe drejtues i Komitetit Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me seli në Bruksel.

Rreth tri janë më parë, juria e Gjykatës së Apelit në Belgjikë ka konfirmuar të martën në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit shqiptar Enver Hadri.

Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit.

Atyre iu është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit: Spasiq dhe Drashkoviq kanë deponuar ankesë. Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi serisa shteti serb refuzon ekstradimin e tyre.

Ditë më parë edhe Xhavit Haliti nga PDK-ja, bëri të ditur se në Gjykatën e Apelit në Bruksel ka dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

Sipas Halitit, bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, tha se “besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat