Të dehur sulmuan policët – publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave veri të Mitrovicës

Lajme

Të dehur sulmuan policët – publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave veri të Mitrovicës

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 10:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona janë arrestuar të hënën mbrëma në veri të Mitrovicës, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një përleshjeve mes vete dhe pastaj kishin sulmuar edhe zyrtarët policorë. Si pasojë e kësaj, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia tutje ka theksuar se duke treguar profesionalizëm në kryerjen e detyrave, të dyshuarit pas arrestimit u është bërë matja e alkool testit dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit.

Ndërkaq mediat lokale serbe kanë publikuar pamjet e arrestimit të tyre.

Të dyshuarit Alkool test

-N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰

-N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰

-A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰

-A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰

-I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰

-B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat