Shqipëria i bashkohet Kosovës për trajnim ushtarak të ukrainasëve

Lajme

Shqipëria i bashkohet Kosovës për trajnim ushtarak të ukrainasëve

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 21:38
Ilustrim

Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas, të cilit Kosova i ishte bashkuar qysh në start të tij.

Kjo u bë e ditur përmes mkë njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretëeisë së Bashkuar në rrjetin social X.

Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës..

Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, programi veçse përfshin vendet si Kosova, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Estonia, Lituania dhe Rumania.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për sa të jetë e nevojshme”, u tha në këtë postim.

Image
X
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat