Përfaqësuesja e Serbisë në Strasburg: Kosova ka bërë kërkesë për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës

Lajme

Përfaqësuesja e Serbisë në Strasburg: Kosova ka bërë kërkesë për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 14:56
Biljana Pantiq Pilja

Kryetarja e Delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Biljana Pantiq Pilja, deklaroi se kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës është vendosur në rendin e ditës të seancës së Komitetit Politik që do të mbahet javën e ardhshme në Paris, por tha se delegacioni serb “është i gatshëm të paraqesë argumente dhe të shpjegojë pse kjo kërkesë nuk duhet pranuar”.

“Kjo është një kërkesë që kanë bërë në nëntor për të marrë atë statusin e të ftuarit special. Nuk është futur në rend dite në dhjetor, as në janar, ne kemi luftuar për të, por tani e kanë futur në rend dite. Do të shohim se si do të shkojë ajo seancë, sigurisht që nuk do të ketë votim, por shkëmbim mendimesh”, tha Pantiq Pilja për Tanjug.

Ajo tha se delegacioni serb “është i gatshëm të shkëmbejë mendime me deputetë të tjerë dhe të shpjegojë se pse kjo kërkesë nga Prishtina nuk duhet pranuar”.

Pantiq Pilja tha se “dhënia e statusit të mysafirit special të Këshillit të Europës Prishtinës do të ishte një lloj shpërblimi për regjimin e Albin Kurtit, prandaj mendon se Prishtina nuk duhet të shpërblehet në atë mënyrë”.

Ajo gjithashtu pretendoi “se deri më tani ka pasur një reagim të mirë për këtë çështje, si nga ata që e kanë pranuar ashtu edhe nga ata që nuk e kanë pranuar Kosovën, sepse delegacioni serb argumentoi se dhënia e statusit të mysafirit special të Këshillit të Europës në atë moment Prishtinës do të ishte një lloj rezervë për fushatën e Kurtit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat