Shoqata e Kërkim-Shpëtimit: Masar Vula u gjet në gjendje të mirë shëndetësore

Lajme

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit: Masar Vula u gjet në gjendje të mirë shëndetësore

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 15:23
Masar Vula

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka folur për gjendjen shëndetësore të Masar Vulës, i cili ishte raportuar i zhdukur në zonën e Gjakovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se qytetari në fjalë është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

ShKKSh ka bërë të ditur se Masar Vula u gjet falë përpjekjeve të suksesshme të organeve kompetente dhe autoriteteve lokale.

” SHKKSH ka qenë në gatishmëri dhe e angazhuar në operacionin e kërkimit, duke ofruar mbështetje dhe koordinim me ekipet e tjera të përfshira”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, u falënderuan gjitha organet dhe individët që kontribuuan në gjetjen e sigurt të Masarit dhe për përkushtimin e treguar gjatë gjithë operacionit të kërkimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat