Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Osmani ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës.
“Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin.
Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka thënë në urimin e saj presidentja Osmani.