Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Kjo Qendër tash e një kohë është në hall me një pacient, i cili ka ikur dhjetëra herë.
Burimet e Sinjalir bëjnë me dije se 51-vjeçari është larguar sërish para dy ditësh dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas punëtorit të Qendrës, pacienti sa herë largohet nga institucioni, shkon në Prishtinë.
Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar për ta kërkuar pacientin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Në lidhje më rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.