Detaje: Shtatë persona të lënduar nga aksidenti tragjik në Vushtrri, shkaktar pakujdesia e shoferit

Policia e Kosovës ka jap detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur në Vushtrri, ku ka mbetur i vdekur shoferi dhe kanë mbetur të lënduar 7 persona, shkruan Periskopi.
“Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 08:00, i shkaktuar në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.
Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i automjetit viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet.
Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore
-
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri.
Aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kësaj linje Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se lajmin për vdekjen e tij e mori me pikëllim.
”Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë: