Njësoj si lutjet, lulet, pemët dhe fëmijët, edhe librat janë dhurata hyjnore. Para nesh kemi një libër të ri nga poeti i Dardanisë, Remzi Basha. Librat e tij dhe librat Tuaj e krijojnë historinë. Libri është testamenti i jetës dhe kështjella e dashurisë midis njeriut dhe universit. Poeti është i zgjedhuri i Zotit, ndërsa poezia është balsami i shpirtit dhe universi i energjive hyjnore. Poezia është një dritare e hapur në zemrën e qiellit dhe natës me puthje të zjarrta. Poezia është mbretëresha e shpirtit dhe një zog, fluturimi i të cilit nuk mund të ndërpritet, për sa kohë që drita e ndriçon atë në shpirtin tonë dhe në jetën tonë.
Ky vëllim vjen para nesh si një forcë magjike dhe magnetike e emocioneve që krijon fjalorin e mençurisë. Remziu shkruan për jetën, për dashurinë, për atdheun, për botën, për buzëqeshjen, për muzgun, për trazimet e brendshme, për kuptimin e jetës, për pavdekësinë, për ëndrrën dhe për heshtjen. Njësoj si libri paraprak, edhe ky vëllim i ri, është përmbushja e një ëndrre, një libër që mbetet si një kujtim i bukur në bibliotekën e ndjenjave letrare. Poezia është drita e përjetësisë, çelësi i një buzëqeshjeje magjike dhe pasqyra e shpirtit. Artisti krijon me sytë e mendjes, me thellësinë e ndjenjave dhe me dashuri të sinqertë për të liruar shpirtin. Nuk mund të jesh poet pa i zotëruar cilësitë pozitive të karakterit që e bëjnë njeriun një qenie të prekur nga flatrat e engjëllit.
Poeti ka një shpirt të shenjtë që Zoti ia ka dhënë. Dashuria është subjekti themelor i frymëzimeve të poetit Remzia Bash. Fjala dashuri shkëlqen në stemën e luleve të qershisë. Puthjet derdhen mbi statujë. Në sytë e muzës së tij shkëlqen pluhuri i yjeve, burimet e universit dhe lotët e dashurisë. Poezia e tij është e ngarkuar me një imazh specifik, i cili jo vetëm që shpreh ndjenja, por gjithashtu krijon histori, me një rezultat, shpeshherë të habitshëm. Zbulimet medituese janë gjithmonë të veshura me realitetet e thjeshta të jetës së përditshme. Thellësia dhe zbulimi provokojnë reflektime dhe na drejtojnë në territore të ndryshme, të vendosura në një plan tjetër nga ato të zakonshmet, të cilat në shikim të parë duket se janë hapësira të vërteta, por Remzi Bash di me sukses t’i shndërrojë ato në hapësira të tilla, të bukura, të prekshme, reale dhe imagjinare.
Poezia e Remziut e lartëson dhe e shenjtëron njeriun dhe dashurinë
Në poezitë e tij, drejt perëndimit të diellit, pulëbardhat dalin nga deti, si nga një shtëpi e zhurmshme dhe pa fund, dhe hedhin qindra çelësa argjendi të butë në koshin e plehrave. Ari është pleh dhe plehi është ar, ka thënë një poet slloven. Ky krahasim me një substrat filozofik dhe metaforik tingëllon i çuditshëm. Remziu krijon një klimë zbulimesh përmes metaforës dhe simboleve, duke formuar jehona njerëzore dhe personale. Më pëlqen prirja e tij ndaj metafizikës së dashurisë dhe ndaj problemeve ekzistenciale të njerëzimit. Remziu e ka ndërgjegjen e poezisë në gjak, dhe për mua kjo është e mjaftueshme. Fjala e urtë është rruga e shpirtit, zëri i zemrës që tregon vazhdimisht histori imagjinare, në ekuilibrin e ditëve të gjumit, me sy të hapur duke parë ëndrra, pa frikë se në errësirë drita të mashtron. Poeti ëndërron se si zogjtë kanë krijuar folenë e tyre në pëllëmbën e dorës së tij, me të cilën e përkëdhel fluturimin e tyre për në shtëpitë tuaja.
Duke lexuar poezitë e Remzi Bashës, kuptojmë se ai shkruan me kthjelltësi për dashurinë dhe lumturinë, për botën dhe për shpirtin. Kemi para nesh ndjesinë e këndshme faktit unik që e krijon autori në një zonë të pa dyshuar që na ofron një poezi moderne dhe të papritur. Drita e hyjnisë, shiu i yjeve, ëndrra, koha, kënga e pasazhit, vjeshta që hedh hapa nostalgjikë në rrugën e viteve, janë arsyet themelore në krijimin e këtij poeti të shquar shqiptar. Peisazhet e shpalosura janë imazhe të perceptimit të brendshëm të botës, të gërshetuara me realitetin e jashtëm. Perceptimi i brendshëm i egos kthehet në një rrëfim për diçka që duket se shikohet nga jashtë, por në fakt ky perceptim është një vizion i imagjinuar.
Lumturia, vendet dhe heshtja që përshkruan poeti, janë më shumë rezultat i dëshirës për të krijuar imazhe dhe për të treguar histori, se sa diçka që mund të ekzistojë në realitet dhe në jetën e përditshme. Mund të thuhet se Remzi Basha preferon që objekti i poezive të tij të jetë metamorfoza e dashurisë, sublime me pamjet e brendshme të shpirtit. Poezia e Remziut e lartëson dhe e shenjtëron njeriun dhe dashurinë. Është një vështrim në qiell dhe tokë, vështrim dhe meditim në të cilin shprehen kuptime të thella. Zoti është një prani transparente dhe qenia njerëzore është një mrekulli.
Duke lexuar poezitë e autorit të kësaj vepre, pata fatin të zbuloj një poete me shumë vlera. Ky vëllim vlerash lirike, është një përzgjedhje poezishë që përfaqësojnë një poet që është gjithmonë briliant dhe i frymëzuar. Është një qasje personale që ishte e mundur duke kapërcyer disa paragjykime estetike dhe, pse jo, edhe materiale. Sigurisht, kjo vepër presupozon një nënshkrim të caktuar, në lidhje me një aspekt ose një tjetër, të spektrit të lirikës së sotme shqipe të diasporës sonë. Poezia e tij përvetëson një fizionomi të veçantë e cila mund të prodhojë një befasi të këndshme për lexuesit tanë. Ky libër nuk është as i pari dhe as i funidt, por një vazhdimësi që mund të kënaqë të gjitha shijet. Kjo punë është, në fund të fundit, realizimi i një ëndrre dhe i një pritjeje. (Bukuresht, 10 Dhjetor 2020)
Veprat e Remzi Bashës
Zëri i Atdheut. Zëri i Kosovës, Ringjallja e Atdheut, Nusja nga Çamëria, (Dy)Ademat, Në tokën amë, Zjarr në duart e mia, Testamenti i dashurisë, Gëzimi i ëndrrave, Trimat e Dardanisë, Merrmë me vete, Drita e dashurisë, Gjeografia e atdheut dhe alfabeti i atdhedashurisë, Mbretëria e dashurisë, Fuqia e dashurisë, Bota e bekuar e dashurisë, Fuqia mgjike e dashurisë, Pranvera e dashurisë, Parajsa e dashurisë, Shpirtluanesha e Dardanisë, Perandoria e dashurisë, Porta e lumturisë,Me ty vjen pranvera, Vetëm për ty jetoj, Afërdita ime, Shpirti im i shenjtë, Ti je mrekullia ime, Dallgët e dashurisë, Lumturi hyjnore, Delta e dashurisë, Shtrati i dashurisë, Zjarri i dashurisë, Mosha e artë e dashurisë, Nuset e fjalës, Shija e dashurisë, Zanat e dashurisë, Nektari i dashurisë, Dallgët e dashurisë, Mjalti i buzëve tua, Lumturia, Perëndesha e dashurisë.
Vendlindjes sime
Unë vi ngaherë pranë teje
Si qengji pas nënës së vet
Malli që më vlon në gji
Për ty vendlindje më tret
Të dua shumë Sllapuzhan
Toka ime që më bëre xhan
Zemra del nga krahërori
Për tek ty po vjen çdo ditë
Kodra të mbuluara me pemë
Të rënduara janë nga malli
Ku gazi del nga gjiri i tokës
Ku dhe plaku bëhet si djali
Katundiim është mbretëri
Mbushur me vreshta e stoli
Të ka bekuar Perëndia
Ku bleron dimër e verë
Porsi bletët rrinë njerëzia
Vendlindje që më ke bekuar
Me besë, dijë e burrëri
Ti me gjuhën e brezave
Më dhe sytë e historisë!
Ibrahim Rugovës
Vjen një zë nga kohë e shkuar
E përcjell e mbarë Kosova.
Për një diell të pashaur
Rron mes nesh Ibrahim Rugova.
Vjen një zë ku ngrohet pragu
Si një zjarr që kurrë s’shuhet.
Fjalë e tij si shtizë bajraku
Shall të bukur mban në supe.
Ulen malet nënë gjunjë
Mugullojnë lulet në lëndina.
Nëpër shpate, nëpër udhë
Fjalë e tij asht si kaltrina.
Jo, s’hesht varri në Prishtinë
Me nderim e kujton Kosova
Fjalë e tij na sokëllin.
Sa dëgjon për të dhe bota.
Kur të rriten djem e çika
Ëndrra jonë kurrë s’thahet.
Se kjo tokë rrit veç lisa
Nëpër trojet fitimtare.
Deti i dashurisë
Kur errdha drejt teje për herë të parë
Kisha humbur të gjitha në atë kaltërsi,
Asnjë me ty s'kishtë të ngjarë
Së ti ishe vetë jeta, ti ishe, gjithësi!
Tek ty, unë errdha sa herë të tjera
Sepse më tërheqje si me magji
Se tërë stinët m'i bëje pranvera
Dhe dimrin verë po ma bëje ti!
Sa herë tek ty qaja me lotë gëzimi
E ti më mbaje fort shtrënguar në gji
Vetëm pranë teje më vjente frymëzimi
Që flintë tek unë derisa u takova me ty!
E në gjunjë kur rrashë nga pikëllimi
Se dallgët e jetës më kishin rrëzuar
Në ëmbëlsinë tëndë gjeta ngushëllimin
E në këmbë më ngritën valët e tua!
Më kujtohet si sot ajo hera e parë
Se si kisha humbur vështrimin në ty
Me një dashuri të madhe kish' të ngjarë
Dhe vazhdon të mbetet më e madhja dashuri!
Mesazh i shkurtë paqe
Për jetën time asnjë lajm
Pluhuri dhe hiri
Në majë të këmbëve
Porsi dielli i diejve
Ngjitet në kreshta
Për botë është
Por nuk është
Pa besim
Pa dashuri
Dhe pa dritë
Më duket se
Kjo përrallë s’është
E fqinjëve të mij
Për të dremitur fëmijë…
Lutje atdheu
Falmi prindërit Dardani
Ngase ia kanë qitur
Pyllin mbi trup e s’kanë rënë
Verandën e ditës ku ti vetë
Vdisje mes tyre
Falmi prindërit Dardani
Nëpër damarët e tyre
Rrjedh Drini i Bardhë
Dhe Drini i Zi
Duke vajtur
Drejt hyjnive...