famshëm rumun me prejardhje shqiptare, thoshte dikurë, në librin Magjia e fjalëve (1942): Nuk mund ta dërgosh librin të luftojë vetë, siç qe dërguar në front ushtari rumun në vitin 1916. Librit i duhet artileria e madhe e prestigjit kombëtar, mitralozat e reklamës, çimentoja e vazhdimësisë, urat e harkuara që lidhin brigjet me brigje, njerëzit me njerëz, popujt me popuj. Zef Bardhi ka ardhur në botë për të prurë lumturi dhe hijeshi. Përmes bukurisë hyjnore në poezitë e tij, ai i përvetëson zemrat, simpatinë dhe entuziazmin e shkrimtarëve shqiptarë.
Poemat e Zefit përfaqësojnë një ishull të paqes, të përmbushur me dashuri. Herë pas here, rima është buzëqeshja e vargut. Nuk duhet t’ua lëmë vetëm artistëve bukurinë, vetëm teologëve moralin fetar dhe vetëm juristëve praktikën e drejtësisë. Jeta kalon, kurse fjalët mbeten. Autori vjen para nesh nëpërmjet rrugës magjike të frymëzimit. Magjia e poezisë jep një jetë dhe një fuqi, një të drejtë të kështjellës, çdo gjinie të artit.
Vargu i Zefit është i thellë, i rrumbullaktë dhe i shëndritshëm si kokrra e margaritarit, me vezullima dhe rrezatime, me tringëllima dhe jehona. Mirëseerdhe në gjuhën e miqësisë me një poete të talentuar rumune, Zt. Zef Bardhi! (Baki Ymeri)
Poezi nga Zef Bardhi
N’KËT JETË
Si nuk u idhnova kurrnjiherë me ty,
Mamdheu em i bekuem e i shejtë!?
M’qëllove vrazhdë, n’shpirtë e nër sy,
Çuditnisht, dora jote kurrë s’më vret.
Por shtati yt i përgjakun dhimtash,
Nër erna t’idhnueme po shkalafitet.
Ndij zemërhekje, n’ofshama fmije,
Vaje e piskama t’ vorfnume nanash.
N’travaje t’helmta, ma tresin zemrën,
E ftyrën ma ndezin, sa njimijjë flakrime.
Si rrafje t’papritme e m’idhni kumonash,
M’ burgosin shpirtin, e ma përzhisin jetën.
FARË…
S’ jemi na, qi e dështuem, dashninë e parë,
Prej idhniet, që m’lavroi, n’zemër gjatë.
Lavërtarit të paditun, prej s’keq, n’hershmëni,
Sa her’ nektaret, m’shkunden amël n’andrra…
Dorën ja bekoj e ja nem, për njat farë!
S’e lshoj, e m’loj,me marak e dashni.
Zogjtë e unshëm , krejt diku e kanë ngranë.
Tretun n’hepoja e kanë!
E lanë pa shpërthye…
KUJTIME T’ THYEME
Prej duerve t’dridhme, pa dashtje, m’rrshqiti,
Breshnizë u ba përtokë !
N’ankesë copë e thërrmija,
U thye ajo, vazoja ma e vyeme e shpisë teme.
Për pak nërmend, rr’qethshëm, m’ngriu trishtimi,
Kujtimet e hershme, vrundulluen. Skithi mërzia.
Nër noflla t’moknës, rinia eme, bluhej…
Shkrumtë si drithi…
SAPO IKE TI…
Në dalje të aeroportit, padurue m’ priste,
Tan xhelozi.! Me vështrim mbas teje, nga qielli,
Si murrani, që fshin magjishëm, me sytë e zi.
M’ burgosi egërsisht, si me blic vetëtime,
Befas, thashë, pas kohësh ju përndez trilli…
Le t’ shmallet në mue, mikja e vjetër mërzi.
Heshtun, epshore m’ pushtoi me përqafime,
Kur, zjarmue, n’puthje e pyeta për ket marri,
Si u lodh, n’ekstazë, m’u shpraz, varet prej teje!
U LINDA, HUKAMË
Me buzët, n’qelq t’largsisë, qi jetët ndanë n’ngricë,
N’at frullizë t’lulueme, n’bulza, qi s’po m’len kurrkund me t’pa.
Dëshira eme përbirohet e ligshtohet, zgalem i sh’gjetum,
nër ujnat shkulmue trishtë…
N’at’ syprinë vizlluse, krijue n’lakmi e afsh t’nxetë buzve tue u djeg, valë
Nji fjalë t’rrallë, me zjarm e njet, t’papame prej askujt, nisa me shkrue…
Po gishti? Gishti dridhshëm u shtang n’ajri,
e pulsi em, dashnisë, frigue si skrapthi qarkue n’flakë, muer n’thue…
Apo t’bjen nërmend’ ? Oj Zanë, oj fiskaje orteku,
bjeshkës shkep m’dhimtë, tuj shungullue.
Se ajo fjalë e bekume, n’ujvara gjaku, nër’ dej rri’!
Tue u nezun . Shekujsh, tuj vibrue n’tiguj zemre.
E veç, t’mrekullumit prej saj, do t’dijnë me e nezun,
Nër jetna… Shpirtnave tuj ju ba shajni.
BAJ ÇUDË ME TY
Naj s’voni kam besue se n’njerëz jeton njaj i pafe.
M’asht’ vu mrapa si klyshi, tash sa mot e jetë
Nji grimë, s’po ma len t’qetë, tuj m’lehun, përmrapa e përbri.
Barin e tokës, fille m’fille, nër t‘xana, tuj ma njef’
Bice m‘i shkërmoi trent’ e lashtë, t’kulmit t`shpis’,
Kur m’kan le a dek njerzit mue, asht` zgërdhi.
N’sa unë i mjeri, me shpirt t’plasun, kam vajtue,
E me dhimtë n’zemër, jam munue me e harrue.
E n’mue e dashamirtë, shkon tuj leh si qeni n’han,
Zot, a m’ ndjen.! Mjeshtroje at’ shpirtzi!
Qi dreqnon dasi nër njerzit e mjerë!
Nuk po m’del vak, me u gazmue me robt’e mi.
Me u ngi, me kët’ jetë t` mjerë , sa nji fishkllim n’për erë.!
E të idhët, pa gaz e melodi, veç dhimt’, dhimt’…
SFIDUESE
Nj’ato t’pafe, n`t’pabesë, sill m` gur, n’mue e n‘ Ty,
Po Ti, bekue n’shpirtë prej Zotit, veç qeshje,
Me ato gurra t’djellueme nan qerpikë, nër sy…
Sfiduese… M’shiruese! Tan’ hare, sharm e urti.
Zanë mrizi, ujnash? Jo! Shtojzavall’ e hershme!
Cilla kangë nane, t’a m’koj at’zemër, me shajni!?
Tan’ botën e pjalmon me gaz’shendin tand,
Njerzisë mbarë, i fal me zemër dritë e t’ buzqesheshun.
O gurr’ e pandalun dashnie, shpirtin ma trand,
Kur m’gazmon, m’prekje t’amël, der’ n’hekje,
N’mungesë. Sterpikem i thyem, kaike n’uragan,
Veç eshnat. T’shkalafituna,
barisin valës , pa prehje…
DASHNIJA S’ASHT FLAKË
Po Ti, a thue ke le prej Zotit?
Prej qiellës, s’je pikun e ra
Bekim i amël prej rodit,
Shtat e ftyrë t’i paskan shkrolue e la!
E njat fjalë mjalti, thue hojet e kanë pik?!
Dy sytë si rrfeja, shkrep për me m’vra.
Buzt’ yzhnje t’shkrime, pjek me m’kobit.
A don me m’plas a me m’ba hata,
Me at’ afsh valë, derdh n’mllef e xhelozi,
Dashnija s’asht’ sall flakë e murrla!
NATË ME QEN…
Mesnata kaherë e vrant’, kalue kishte, tërthuer,
Nër shkulme të tërbueme, t’pabesa politike
Dhe hana n’ skajqiell, murdhizun kish’ ra me fjetë
Po gjujtsit e pashpirtë, të gjytetit tim Fushë – Lumthor,
Skaj udhëve trubulluet përgjonin jo n’ ahishte,
N’kët’ qytet malor-modern, me qiellgërvishtsa…
Pritnin qentë. Përgjumun t’mjertë..! Me armë n’dor,’
Me saju nji loj qensh allasoj, me jetën e tyne.
Vonë, yztë, u shkundën n’ breshnizë – lot. Me britma!
ETJE…
Bjeshkët tona t’mrekullueme prej Zotit,
Me i pas lakmi tan bota e njerzia!
Me ksula t’ bornueme dimën – verë, tan jetën,
Stolis gjijt’, burimesh e krojesh, e sa ma, si gurrat e Domgjonit…
E..! N’trojet e sterlashta Mirditase, qan fëmija,
Për nji fyt uji të tokës teme…! E mnerrshme!
N’pik’ të zhegut, oj nana, o njerz t’miradije,
Kur korbi e gjinkalla lahen n’burime t’qarta
Zemrën ma shpërthen njaj za’ fmije..
Qi me brim’ e kuje, n’kupë t’qiellës kjan
Për nji pik uj’…Nji kupë uji, oj nanë !
Derdhen ujnat kepave e prroskave me kangë, jehonë e gjamë t‘ rrallë
Me et’ t’pashuem e afsh shpirti, hjek njerzia…
Mbas mundit t’vshtirë e gjersës, për nji kafshatë.
E uji i toks’ teme, i pashterrshëm, me orar!
Of, bre, marrja e robit! Shumë horllikun e ban’!
Prej krahnori e hapsine m’shungullon nji thirrje;
Qi m’ban t’qesh e njiherit t’ kjajë
Pse po kërkon ujë ?!
Pi venë, burrë,
Dashunia e vneshtat e Mirditës
nuk krehen kurrë!
Mendja e rodit, s’ka për t’u myt’ kurrë në nji
ballagjë me uji.
(Fushë – Lumth , 2017)
ZALLI EM
Shkulmueshëm gurgullonte ai zalli em i kjartë,
Tuj mledh n’djep të tij gurra, currila e krojna
Theqafjes s’bardhë t’bjeshkës nër karma e pyllnajë…
Me kangë e piskamë t’lashtë, boka e kepa,
Tuj shitue kryq e terthuer si bleta n’ hoje…
Me gjithfarnuer zanesh, t’bekueme,
n’jehona lire, fylli, lahute e zumarje…
N’erë e murra, ndërgishtazi fishkllen pa pra…
Grykash, n’shpella dragojsh, zabele e mrize- zanash fjet
Me vrull e duf e shtjell, tuj sjell ndër ne me za të ujt’ e gjamë, i emi zallë,
Me shend e vaj, ka njallë , tuj shungullue n’dert,
Britmën e Teutës, t’Kastriotve e kreshnikve t’tjerë,
Me pallë, me besë e penë..E njet’…
Pa pvet për frikë e dekë. I emi zallë.
Tash, kur e pashë, curril, hollue tuj hjekë!
Memze shqiptonte emnin e lashtë, Fan,
Pa za, gjallni e shkulm,thue, ka dek…
SYTË RREJNË KA’ I HERË…
Kur u bana me dijtë shka ishe Ti,
E me zemër e shpirt me t’dashtë,
Nisun kam me besue e me pa.
E përsosun ishe, po jo perendi.
Le kishe si unë prej nane e babe,
Veç prej nalt, hijeshi t’kish ra,
E zemra gjinsh, shitoje me sy !
Ani, thashë ndërveti, e emja do t’jetë !
Masi s’asht’ zanë as perendi.
Po Ti, nrdyshe e menoke kët’ jetë.
T’rrejshëm i paske njato sy.
Pasunia e shkëlqimi i rremë, paska vleftë,
E unë, shejtninë, në shpirt po e ndry,
Për nji tjetër vlagë, për nji tjetër stinë,
Si nji farë lulje të shejtë.
Kurrnjiherë, me e mbjellë në Ty