Keto ditë Shtëpia Botuese 'Jonalda'në Tiranë nxori në qarkullim romanin për fëmijë 'Katër dhe një qenush pas gjurmëve' të shkrimtarit dhe komentatorit sportiv, Skifter Këlliçi.
Ngjarjet e romanit zhvillohen në një qytet të vogël të Shqipërisë në pranverë të vitit 1998, pas trazirave të një viti më parë me djegie, vrasje dhe grabitje. Katër fëmijë së bashku me qenushin e tyre, Lulu, kanë rënë në gjurmë të dy banditëve që, pasi kanë grabitur të maskuar një bankë, $antën me paratë e kanë fshehur nën një shkëmb në rrethinat e qytetit ku fëmijët banojnë, që kështu ta marrn pas disa javësh. Por u duhet të hedhin në erë një depo, që të krijojnë panik dhe ta kenë më të lehtë të kryejnë qëllimin e tyre kriminal.
Por nuk dinë se krahas tyre është edhe policia që ka rënë në gjurmë të grabitësve.
Teto Kalina, gjithnjë ulur në divan, vazhdonte t’ia këpuste gjumit.Por hapi sytë,kur dëgjoi zhurmën e derës. Mënjëherë u ngrit më këmbë dhe pa Krenarin dhe Besën të futeshin në dhomën e ndenjes.
-Paske harruar ta mbyllish derën, teto Kalinë! –e qortoi tha Krenari, si me të qeshur.
-Korba unë! - ia bëri ajo duke përplasur duart.
- S’ka ka gjë, - e qetësoi Besa. - Dëgjove zhurmë sipër?
- Hiç fare! Sytë dollap të hapur i kam pasur dhe veshët si antena ,po fëmijët, që më iu lumtë, top kanë fjetur!
- Të falemderit, teto Kalinë, - e përgëzoi Krenari.
- C’është ai llaf, - ia ktheu ajo.- Përse se jemi kaq miq?
- Të kemi sjellë tortë për ty dhe xha Pandin, - i tha Besa dhe i zgjati një pako që mbante nu duara
- Falemnderit, po t’ua kishit sjellë fëmijëve?!
-Edhe për ata ka, teto Kalinë,- tha Besa dhe i rrahu me të butë shpatullat e saj të bëshme. - Dhe tani shko e bëj gjumë të ëmbël, se po kalon mesnata.
-E po natën e mirë!- u tha ajo dhe doli nga shtëpia.
-Natën, natën!.. - ia kthyen edhe ata të dy.
Pastaj u ngjitën lart dhe bënë nga dhoma e tyre e fjetjes.
Pa pritur Besa u ndal.
- C‘pate?-e pyeti i shoqi.
- T’i shoh fëmijet se mos janë zbuluar e ftohen.
- Po nxehtë është, Besë, dhe shi ka për të rënë!..
Mirëpo Besa hapi ngadalë derën, pastaj edhe dritën dhe këqyri me buzëqeshje nga shtretërit. Dhe nuk përmbajti dot një britmë.
Krenari u turr pas saj furishëm në dhomë.
- C’ka ndodhur ?- e pyeti.
- Obobo... fëmijët nuk qenkan!..Mos i kanë rrëmbyer?.. - gati sa nuk shpërtheu në lotë Besa.
Krenari u hodh në dritaren e hapur dhe pa një këmishë të të tij , të lidhur pas hekurit të krevatit. Poshtë tij qe lidhur edhe më një këmishë tjetër dhe për tokë mezi dalloi dy shami të së shoqes, të kapura me mëngën e shqyer të këmishës tjetër.
- Paskan zbritur këndej nga dritarja me këto, - dhe tregoi këmishët e lidhura.
- Po ku të kenë vajtur? - pyeti Besa e lebetitur. - Pa le tani që do të bjerë edhe shi.
- Dalim dhe i kërkojmë.
Kështu, pasi morën dhe mushama me vete, lanë shtëpinëa pa ditur se nga t’ia mbanin. Dhe, pa bërë mirë një copë rrugë, pikasën një kalimtar që nxitonte.
- Ju lutem, mos keni parë dy fëmijë të vegjël? - e pyeti Krenari.
Më duket se m’i zuri syri nga larg. Por jo dy, por katër dhe me një qenush, - u përgjigj kalimtari.
- Dhe nga po shkonin?
- Andej nga po ndërtohen banesat...
Krenari e falenderoi dhe së bashku me Besën u sul në atë drejtim..
Fëmijët vazhdonin ecnin te veçuar, kur nisën të binin ca pika shiu.
- Po ku e gjeti edhe tani dhe ky dreq shiu! -tha Gimi.
-Mos trembe, kthehu,-ia ktheu me të butë Luani,- se ne do të vazhdojmë.
Ai druhej se mos Gimi, më i vogël se ata, që e kishte sjellë kokën përsëri, mund t’u ngatërronte punë.
- Jo,do të vi, se me ju nuk trembem, - u trimërua Gimi.
Beni që printe, u kthye nga shokët .
-Ata po i a mbajnë nga banesat,-u tha.
Kështu ishte. Tasi qw ishte xha Pandi dhe Kësula, Guri, po u afroheshin pemëve, pishës dhe shkëmbit që ngrihej pranë. Nëpër errësirë zunë të shquheshin muret e dy ndërtesave të para që po ngriheshin.
Atëhere, Guri, - tha Tasi, - ti shko andej dhe prit shpërthimin...
Guri pohoi me kokë dhe u nda nga Tasi, që bëri përpara.
Fëmijët nga larg nuk po ua ndanin sytë. Ndërsa xha Pandi po drejtohej nga hyrja e kantierit, Beni vuri re se Kësula u nda prej tij.
Ai po ia mban nga shkëmbi,- tha Luani dhe tregoi me gisht nga ai.
-Doemos, që tëmarrë çantën me paratë e grabitura në atë bankën që i kanë fshehur në të çarën e tij shkëmbi,- tha Beni.- Atëherë, unë dhe ti, Skënder, të ndjekim xha Pandin e rremë, kurse ti, Luan me Gimin, viriuni pas Kësulës.
- Po sikur unë me Lulun të shkonim në polici? - pyeti si pa të keq Gimi.
Fëmijët shikuan njeri-tjetrin. E morën me mend se Gimi po druhej sa nuk bëhej.
- Nuk mbeti puna që të shkosh ti në polici, -ia ktheu Gimit këtë radhë disi vrazhdë,- Luani.- Kjo punë, si më të mëdhenj, na takon neve.
Gimi mbeti i nemitur.
-Mos i bjer me qafë, -i tha Beni,- se Gimi ka të drejtë.
- E morëm me yrysh!- tha Skënderi,- se qysh se i pamë pamë ata të linin shtëpinë, duhej t’ia mbanim nga policia...
Po ,por tani është vonë,- tha Beni – Megjithatë, ne të dy, Skënder, vemi te rojat dhe u themi të tëra atyre.
U ndamë kështu nga Luani dhe Gimi dhe u vunë pas Kësulës.
Ndërkohë, xha Pandi, çapiti drejt një kalibeje, në dy anët e së cilës qenë ngritur rrjeta me tela, që rrethonin kantierin e ndërtimit dhe ku nën dritën e fortë një projektori shihej një rojë, veshur me mushama.
Erdhe, xha Pandi? - e pyeti roja.
Besoj në kohë, - iu përgjigj ai.- Ora është fiks 11.00.
Pale, po sonte nuk do të na lere rehat as shiu!
E po ka kaq kohë pa rënë...
Por edhe ato pak pika, që xha Pandi kishte dashur të shndërroheshin në rebeshe,si për inat të tij, reshtën.
Atëherë, po vete te magazina, - i tha rojës.
Ik, shpejt, xha Pandi,- ia ktheu roja,- se Todi mezi po të pret që të ndërrohet.
Dhe xha Pandi nxitoi andej.
Kësula, duke u fshehur pas trungjeve të pemëve, arriti pranë pishës, ngjitur me shkëmbin.
Luani dhe Gimi e ndiqnin nga larg, ndonëse gjunjët u dridheshin dhe mezi hidhnin hapat përpara.
- Ti, me gjithë Lulun rri andej ,- i tha Luani Gimit. - Unë po i shkoj Kësulës nga pas. Më kupton?
Gimi vetëm sa tundi kokën, se zëri i mbeti në fyt -Prapë ke frikë? - e pyeti Luani.
-Unë,? Po kam...jo,jo, s’kam, desha të them...se kam… Lulun!..
Dhe e ngriti dhe e shtrëngoi qenushin e tij në krahë.
Mirë, rri këtu prapa kësaj peme, - vazhdoi Luani që , $’është e vërteta, edhe ai, nga frika, me zor po i nxirte fjalët nga goja. - Kur të bëj shenjë, ndërseje Lulun të sulet.
Pastaj Luani iu kthye qenushit dhe i tha:
Shëëët, Lulu, aman, mos na lih!..
Lulu tundi kokën, si të kuptonte ç’po i thoshte Luani, me të cilin tanimë ishte bërë mik .
E po kalofsh mirë, xha Pandi, - tha Todi që po linte shërbimin.- Dhe mos harro të veshësh mushamanë, se shiu është në të filluar.
Kam ombrellën, -iu përgjigj ai.- Pastaj nuk bëhet qameti, se vetëm këtë natë do të jem rojë në ndwrresën e tretë. Todi në dorë u largua nga magazina.
Xha Pandi e ndoqi me me sy, deri sa ai u largu tutje gardhit me tela të kantierit dhe hyri në magazinën, të mbushur me lëndë ndërtimi.
U sul vrulltas nga një anë e saj ku ëënë vendosur radhë dërrasash, u përkul, nxori nga çanta e tij pakon e madhe të dinamitit, e vendosi diku poshtë tyre, pastaj shtriu një fitil dhe nxori çakmakun nga xhepi i zhaketës, që ta ndizte.
Por mbeti i ngrirë, kur para tij dalloi tri hije në dysheme. Ktheu rrëmbimthi kokën, u rrek të nxirte nga brezi, këtë radhë jo thikën, por një revolver, mirëpo mbeti i trallisur, ku përballë tij pa Fredin dhe dy policë bri tij, të tre me revolverë në duar.
-Duart lart, Pandi Nani ose saktë, Tasi Skendi, -i tha Fredi rreptë. - Në emër të ligjit je i arrestuar!..
- Ç’është kjo lojë, Fred?..- u orvat tjetri të vinte buzën në gaz.
-Këtë lojë e fillove ti, qysh me atë tjetrin, Kësulën, ose Guri Hasin, të cilit, edhe atij po i vjen fundi; grabitët atë bankën, vratë kasierin dhe erdhët këtu për të kryer, ja këtë qe keni kurdisur: të hidhni në erë magazinën, të vritni kështu edhe njerëz, të ndillni panik që të kryeni atë qe i keni vënë vetes qëllim, dhe të zhdukeni.Tani ne e po i japim fund kësaj loje...
Policët i vunë Tasi Skendit, më shumë i vdekur se i gjallë, prangat dhe e morën përpara.
Po në të të njejtën kohë, Beni dhe Skënderi i ishin afruar rojës. Të dy duke dihatur me vështirësi.
Kapeni atë rojën që mban emrin e rremë xha Pandi, -mundi të thoshte Beni,- se ka njw çantë dhe brenda saj një pako të madhe me dinamit.
Roja nënqeshi.
Nuk e kemi me shaka, - vazhdoi këtë radhë Luani.
Mos u bëni merak, fëmijë. Policia është brenda në magazinë.
Fëmijët mbetën të stepur. Roja u përkëdheli kokat.
Kësula iu afrua shkëmbit dhe u fsheh diku aty. Po sytë nuk ia ndante magazinës, që mezi shquhej nëpër errësirë. Dukej si ndër ethe.
Qielli po sterrosej edhe më shumë, por shi ende nuk po binte.
Po $’pret, Tasi, që t’u thafshin duart! - bërbëliti. - Përse nuk e ndez fitilin!..
Pastaj heshti dhe rënkoi.
Po sikur ta kenë kapur?! - bërbëliti përsëri i llahtarisur.
Atëherë, doli nga vendi ku ishte fshehur dhe bëri drejt pirgut të gurëve, hoqi degët e pishës mbi të, pastaj bashkë me gurët i flaku si të mundte gjithandej; me një hekur si qysqi që kishte në xhep, lëvizi një gur të madh dhe zbuloi kështu gropën; zgjati dorën deri poshtë saj dhe nxori që andej çantën plot para, që së bashku me Tasin kishin fshehur para disa javësh.
Atëherë rrëmbimthi bëri të ikte nga sytë këmbët.
Luani në një anë dhe dhe Gimi në anën tjetër, ndiqnin tërë angwshti veprimet e tij dhe mbetën te befasuar. Gimi hodhi sytë nga Luani dhe sapo nëpër errësirë shqoi dorën e tij që u ngrit lart, ndërseu qenushin:
Forca, Lulu, hidhiu atij me kësulë!...
Dhe Lulu bëri një të kërcyer dhe veç e kur e kafshoi Kësulën, këtë radhë jo në gjunjë, si një natë më parë, por drejt e në dorën që e mbante të shtrënguar pas çantës plot para.
Kësula u çakërdis dhe kërkoi t’i shmangej atij kafshimi. Ndaj tundi dorën dhe bashkë me çantën zuri të tundej edhe Lulu. Megjithatë, qenushi nuk i shkëpuste dhëmbët nga dora e Kësulës, që vazhdonte të ulërinte.
Bobo,qenka ai qenushi i brendshëm!..- ia dha pastaj kujës Kësula.
Dhe ashtu zuri të vraponte. Ca më tutje pikasi Gimin me Luanin që tani ndodheshin pranë njeri-tjetrit. Nën dritën e largët të projektorit fytyra iu shtrëmbërua.
Si nuk ta këputa gurmazin mbrëmë! -iu hakërrye Gimit, kur njohti se pikërisht , më i shkurtri , kishte qenë ai çuni i vogël, me të cilin ishte ndeshur një natë më parë atje, pranë asaj pemës…
Të dy fëmijët u drodhën nga këto fjalë. Aq më tepër kur Kësula flaku çantën nga dora dhe bashkë me të edhe Lulun, që u pwrmbys për tokë, por prapë u ngrit, i gatshëm t’i sulej përsëri.
Atëherë, me dorën tjetër deshi të nxirte thikën që mbante në brez. Por mbeti i shkordhur, jo vetëm se Lulu, kur e pa që bëri atë lëvizje, i kërceu sërishmi dhe zuri ta kafshonte ku të mundte, por, edhe sepse, pas fëmijëve u shfaqën dy policë me revolverë në duar.
Kërkoi t’ia mbante nga ana tjetër, por edhe andej i doli parpara Fredi dhe dy policët, që kishin vënë midis tyre xha Pandin, pas të cilëve ndodheshin Beni me Skënderin dhe dy roja të tjera të kantierit.
Mbeti i shastisur.
Sakaq, aty ia behën edhe Krenari me Besën. Sa u habitën, aq edhe u gëzuan kur panë dy fëmijët e tyre, Benin, Gimin me qenushin Lulu!...
Edhe dy vëllezërit, me t’i parë, u sulën nga prindërit dhe i përqafuan. Atyre u afruan edhe Beni dhe Gimi. Iu afrua edhe Fredi. Ndonëse shumë të trandur, Krenari dhe Besa kuptuan gjatë atyre ditëve diçka shumë e rëndësishme kishte ndodhur në jetën e fëmijëve të tyre. Ndaj kishin qenë të hutuar, të çoroditur dhe të shqetwsuar.
Ju kanë vënë në merak këto javë fëmijët tuaj, si dhe këta dy të tjerët prindërit e tyre, - u tha atyre Fredi plot. - Por ta dini se të tërë janë të mrekullueshëm!..
Krenari dhe Besa, dhe së bashku me ta, të katër fëmijët ndoqën me sy atë, që, pa e ditur, e kishin njohur dhe quajtur, për fat të keq, si mikun e tyre babaxhan,që fshihej pas xha Pandit,edhe pranë tij atë më kësulë, Gurin, të dy grabitës dhe vrasës, të cilët, të shoqëruar nga policë të tjerë, i shpunë nga një makinë e policisë, që ndodhej diku aty.
Qenushi i ndoqi nga pas dhe filloi të lihte.
Fredi u kthye dhe e mori në duar.
Tani nuk është nevoja të lehësh më, Lulu, -i tha me të qeshur, - sepse edhe ti e kreve detyrën tënde.
E uli për tokë dhe e lëshoi drejt fëmijëve. Gimi zgjati duart dhe e ngriti lart.
Bashkë me të edhe fëmijët e tjerë.