"Erdha në shtëpi. U shtriva në kurriz, duart nën zverk dhe e vështroja tavanin. “Ku ishe? Është e mërkurë.”, - pëshpëriti Maria.
“Supozohej të vije poshtë te shkolla dhe të më merrje në orën pesë.”, - vazhdoi e nevrikosur Maria.
Unë vazhdoja të qëndroja i shtrirë dhe ta vështroja tavanin. Isha i lodhur diçka dhe mezi flisja. “Më fal zemër! Po bëhesha shumë keq”, - ia ktheva.
“Po, e po tani jam unë e sëmurë dhe më duhet t’i anuloj të gjitha klasat, sepse e bëj në brekë.”, - ma ktheu ajo, derisa ma hodhi qesen me drogë në fytyrë. Nuk kisha forcë as dorën ta ngritja, e lëre më të merresha me Marinë. “Po përpiqem shumë të bëj diçka.”, - tha ajo.
“Thjesht dua të rri në shtëpi ta shijoj divanin tim dhe efektin e tij.”, - pëshpëriste në vete Mari..."
Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.