Një kopje e rrallë e librit "Superman" është shitur për 2.6 milionë dollarë në ankand.
Libri është i vitit 1939, derisa blerësi ka thënë se dëshiron të mbetet sekret.
Shitësi, Mark Michaelson, e kishte blerë librin në vitin 1979 nga pronari i parë, duke e mbajtur të fshehur në një kasafortë me temperaturë të rregulluar.
MIchaelson, tashmë në pension, jeton në Houston të SHBA-së derisa gjatë tërë jetës ai kishtë shitur gazeta e libra.