Stop dhunës ndaj grave

Libra

Stop dhunës ndaj grave

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:55
Kopertina e librit

Dani: Qepe!!!

Anabla: Kjo është shtëpia ime! Vetë e kam blerë! Dua që të largohesh!

Dani: (mundohet ta qetësojë) Jo... qetësohu!

Anabla: (e shtyn me të dy duart duke u munduar ta dëbojë) Dua të ikësh! Dil jashtë! Nuk të dua këtu!

Dani: Qepe!

(E kap për fyti, me njërën dorë e shtrëngon dhe me tjetrën e shtyn në drejtim të kolltukut. E shtrin në kolltuk, me dy duar ia shtrëngon fytin. Anabla nuk i reziston fare, vetëm e shikon drejt e në sy. Dani, me gjithë forcën që ka, e shtrëngon për fyti, djersitet... Anabla bën ca lëvizje, këto janë lëvizjet e saj të fundit. Dani e mban shtrënguar me dy duart në fyt. E shikon drejt e në sy. Asnjë pjesë e trupit të Anablës më nuk lëviz. Dani i heq duart nga fyti i saj, vazhdon ta shikojë. Largohet nga trupi i Anablës. Me dy duar kap kokën e tij. Dëgjohet frymëmarrja e tij e thellë. Krejtësisht është në panik. Duket shumë i inatosur. Bën ca lëvizje të pakontrolluara në skenë. Gjunjët i dridhen, vazhdon të marrë frymë thellë. Afrohet afër trupit të pajetë të Anablës. E mbështjell me çarçafin e kolltukut.

Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat