Anabla: O Zot! Çfarë po ndodh? Ti je ai që doje të përpiqeshe për një fëmijë të tretë! Çfarë po ndodh??
(Dani ngrihet në këmbë, bën ca lëvizje të pakontrolluara në skenë)
Dani: Më pëlqente familja ashtu siç e kishim! Mirë? Dhe tani do të kemi fëmijën e tretë!!! Duket si shumë përgjegjësi...!
Anabla: Nëse mbarove, dua ta di... Tani! Më ke tradhtuar?
Ma thuaj tani! Dua ta di! Thuaje! Hajde, nëse ke aq guxim! Thuaje!
Dani: Thjesht nuk e di se ku e kam kokën. Të dua ty, i dua fëmijët. Thjesht, më duhet pak kohë...
Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.