Doli nga shtypi libri shkencor i gjuhës shqipe i dr. Elona Gjatës, Zanorja “ë” në gjuhën shqipe (ë-ja e patheksuar)

Libra

Doli nga shtypi libri shkencor i gjuhës shqipe i dr. Elona Gjatës, Zanorja “ë” në gjuhën shqipe (ë-ja e patheksuar)

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:22
Kopertina e librit

Albanologjisë ju shtua edhe një libër me vlerë dhe më rëndësi të veçantë në lëmin e botimeve për gjuhën shqipe nga autorja dr. Elona Gjata të titulluar, “Zanorja “ë” në gjuhën shqipe (ë-ja e patheksuar)”, botuar këto ditë nga Instituti Albanologjike n Prishtinë.

Vepra hapet me parathënien e autores, ku shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për të gjithë ata që e ndihmuan që ky libër të dal sa më i kompletuar e që ishte rezultat i punimit të disertacionit të doktoratës së autores. Vazhdon me hyrjen dhe katër kapituj: në kapitullin e parë shtjellon “Zanorja “ë” e patheksuar tek autorët tanë të vjetër, në kapitullin e dytë sheshon “Përdorimi i ë-së së patheksuar gjatë shekujve XIX-XX, ndërsa në kapitullin e tretë trajton “Trajtimi i ë-së së patheksuar në drejtshkrimet e shqipes dhe në kapitullin e katërt “Çështje të shkrimit të ë-së së patheksuar.

Dr. Elona Gjata me punën e saj të ndërgjegjshme, ka sintetizuar në mënyrë sistematike çështjet gjuhësore të materialeve të botuara e të pabotuara, duke i sistematizuar në këtë libër në mënyrë perfektë, sipas tematikës përkatëse duke e trajtuar zanoren “ë” të patheksuar në gjuhën shqipe.

Aty shihet se puna e saj përshkruar nga hulumtimet disa vjeçare, që sipas autores ka hulumtuar shumë vepra të ndryshme të shqipes, “duke u ndalur kryesisht në ato që kanë shënjuar periudha të caktuara të harkut kohor nga shekulli XVI deri në mesin e shekullit XX, por që u përkasin edhe stileve të ndryshme gjuhësore”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat