“Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro amerikane”, është libri që ka sjell historiani Paskal Milo. Një libër i bazuar në analizë, fakte dhe informacione të marrëdhënieve Shqiptare-Amerikane.
Libri i ish diplomatit shqiptar Paskal Milo i titulluar “diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro amerikane”. U promovua këtë të martë në Tirana Internacional hotel.
Milo përmes faqeve të këtij libri bën një analizë të marrëdhënieve diplomatike shqiptare- amerikane por edhe pasuron me informacione shumë fakte për zhvillimin e brendshëm të politikës në Shqipëri dhe për personalitetin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Autori, si dëshmitar i ngjarjeve por edhe si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë ka pare nga afër interesin e madh dhe kujdesin e administratës amerikane ndaj politikës shqiptare në rajon por veçanërisht ndaj Kosovës dhe shqiptareve të Maqedonisë se Veriut.
Ky libër është një kontribut i çmuar ne kolonën e studimeve historike dhe një vlerë e shtuar në historiografinë shqiptare si një trajtim bashkëkohor i historisë 100 vjeçare midis dy vendeve dhe një vepër me bibliografi të pasur dhe të shumëllojshme.