Doli nga shtypi libri 500 vjetori jubilar i Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetori i Republikës së Kosovës

Libra

Doli nga shtypi libri 500 vjetori jubilar i Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetori i Republikës së Kosovës

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:57
Kopertina e librit

Mbretërisë së Suedisë (1523-2023) dhe 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës (2008-2023) në Ängelholm të Suedisë, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi me mbështetje të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi mbajti një Akademi shkencore. Përpos një numri të madh të shkrimtarëve, studiuesve, gazetarëve nga Suedia, nga Shqipëria morën pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi si dhe shkrimtari Viron Kona, njëherit edhe Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Për të nderuar këtë Akademi shkencore morën pjesë edhe Magnus Jakobsson, KD, deputet i Parlamentit të Suedisë (Riksdagen), Anders Wessman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Suedi, miku i madh i shqiptarëve Albanalogu Ullmar Qvick, (në pamundësi për të qenë i pranishëm) me anë të incizimit MP3, Essam El-Naggar me prejardhje nga Egjipti, ish politikan e tani afarist me përmasa ndërkombëtare, njëkohësisht një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, me banim në Suedi dhe të tjerë.

Punimet e kësaj Akademia shkencore u zhvilluan në qytetin Ängelholm, në Hotelin Erikslund.

Në fillim u intonuan tre himne: ai kombëtar shqiptar, i Suedisë dhe i Kosovës dhe u mbajtë një minut heshtje për Prof. Bedri Pacin[1] i cili kishte ndërruar jetë më 16 janar 2023, Fejzë Halilin[2] i cili kishte ndërruar jetë më 13 janar 2023 si dhe për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri me ç´rast kishin humbur jetën me mijëra njerëz në shkurt 2023.

Në këtë Akademi shkencore u paraqitën 23 kumtesa shkencore.

Kumtesat e paraqitura në Akademi shkencore dhe vetë Akademia kishin synimin që të japin një kontribut për ndriçimin e të dhënave faktike të periudhës kur Suedia në kohët më të vështira kishte hapur dyert dhe shtëpitë e veta për popullin shqiptar të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë që kishin qenë të përndjekur nga pushtues kriminal serb dhe të detyruar që të kërkojnë strehim në Suedi dhe vende nëpër Evropë, gjithnjë në shenjë falënderimi për Mbretërinë e Suedisë dhe popullin e saj.

Të gjitha materialet e kësaj Akademie shkencore, duke përfshirë ecurinë e Akademisë, kumtesat shkencore, fjalët përshëndetëse, fotografitë, po botohen në gjuhën shqipe dhe suedeze në këtë libër si vëllim i veçantë të titulluara: ”JUBILEUMI - SUEDI/SVERIGE 500 VJET/ÅR – KOSOVA 15 VJET/ÅR”.

Jemi të bindur se këto materiale për popullin mik të Suedisë do të jenë të mirëpritura pastaj do të shërbejnë për historiografinë shqiptare dhe për Enciklopedinë e popullit shqiptar.

Redaktorët e librit:

Prof. Fetah Bahtiri

Hysen Ibrahimi

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat