Promovohet libri i ri “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” i Shaban Muratit

Libra

Promovohet libri i ri “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” i Shaban Muratit

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Shaban Murati

Në hotel Tirana u promovua libri i ri i diplomatit dhe studiuesit Shaban Murati "Aleanca e duhur Shqipëri -Kroaci", organizuar nga Fondacioni Cameria "Hasan Tahsini", që është edhe botuesi i librit.

I ftuar i posaçëm i nderit ishte ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesic, që erdhi posaçërisht nga Kroacia.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit Cameria "Hasan Tahsini", Alket Veliu. Pastaj mbajtjen fjalët e rastit ish-presidenti Stjepan Mesic, i cili u shpreh se "libri po del në momentin e duhur dhe tregon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kroatëve”.

Për librin dhe krijimtarinë e autorit folën ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, kryetarja e komisionit të politikes së jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe prof. dr. Ksenofon Krisafi.

Kryetari i Fondacionit Cameria "Hasan Tahsini" Alket Veliu i akordoi ish-presidentit të Kroacise Stjepan Mesic medaljen e argjendtë "Miku i madh i kombit shqiptar".

Ne fund autori falënderoi për vlerësimet e librit dhe te krijimtarisë se tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat