Prof. dr. Sadri Rexhepi “Masakra e Gërdocit” (monografi), PRINTING PRESS, Prishtinë, 2023

Libra

Prof. dr. Sadri Rexhepi “Masakra e Gërdocit” (monografi), PRINTING PRESS, Prishtinë, 2023

Nga: Zymer Mehani Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Para disa muajve u botua libri “masakra e Gërdocit” e autorit prof. dr. Sadri Rexhepi, në të cilin temë bosht është Lufta në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, konkretisht Masakra e Gërdocit, që ndodhi në një periudhë të turbullt, duke shkaktuar pasoja dhe tragjike, të papara ndonjëherë në historinë e Ballkanit.

Në këtë luftë (1999), popullsia shqiptare në Kosovë u përball me dhunë të paparë nga forcat serbe. Masakrat që ndodhën gjatë kësaj kohe, sikurse edhe Masakra e Gërdocit në rajonin e Llapit, janë një kapitull i errët i historisë.

Në Llap, një zonë me shumicë shqiptare në veri të Kosovës, e veçanërisht në Gërdoc dhuna ndaj civilëve arriti kulmin. Raportet tregojnë se qindra njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Këto veprime të forcave serbe kundër civilëve shqiptarë u dënuan nga komuniteti ndërkombëtar, duke u cilësuar si krime lufte dhe gjenocid.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky është vetëm një përkufizim i luftës. Historia e vërtetë është shumë më komplekse dhe e dhimbshme, ashtu siç del nga materiali i librit të prof. dr. Sadri Rexhepit, që vazhdon të ndikojë në jetën e njerëzve edhe sot.

Këto të dhëna synojnë të nxisin një kuptim më të thellë dhe më të gjerë të këtyre ngjarjeve tragjike.

Shkaqet e luftës

Lufta në Kosovë ishte rezultat i një sërë faktorësh të ndërlikuar dhe të ndërvarur. Sipas autorit të librit, disa nga shkaqet kryesore për shpërthim të asaj lufte ishin:

Çështja e identitetit dhe sovranitetit: Shumica e shqiptarëve në Kosovë kërkonin njohjen dhe vetëvendosjen. Kjo çështje u përplas me qëndrimin e Serbisë, e cila kërkonte të ruante sovranitetin e saj mbi Kosovën.

Ndikimi i politikave të jashtme: Serbia, me mbështetjen e disa fuqive të mëdha botërore (posaçërisht Rusisë), kishte një ndikim të madh në Kosovë. Çdo vendim i Kosovës duhej të miratohej paraprakisht nga Beogradi.

Dhuna dhe represioni: Forcat serbe ushtruan dhunë të madhe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, duke përfshirë masakra (siç ishte edhe Masakra e Gërdocit) dhe dëbime masive.

Mungesa e zgjidhjes politike dhe diplomatike: Pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve për të gjetur një zgjidhje paqësore, lufta u përshkallëzua në luftë.

Megjithatë, duhet të theksohet se kjo është vetëm një përmbledhje e shkurtër e shkaqeve të luftës.

Historia e vërtetë është shumë më komplekse dhe e ndërlikuar.

Pasojat e luftës

Pasojat e luftës në Kosovë ishin të shumta dhe të ndërlikuara, duke përfshirë:

Humbje njerëzore dhe dëme materiale: Qindra njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Infrastruktura u shkatërrua në shkallë të gjerë.

Personat e zhdukur: Pas përfundimit të luftës, personat e zhdukur u gjetën në Batajnicë (afër Aeroportit të Beogradit), Bajna Bashtë dhe Petrovo Selo në Serbi, deri pothuajse në çdo komunë të Kosovës.

Ndryshime në institucionet dhe shoqërinë: Lufta çoi në ndryshime të mëdha në institucionet dhe shoqërinë në Kosovë.

Ndikimi në rajon: Pasojat e luftës në Kosovë kishin ndikim edhe në rajonin më të gjerë.

Ndikimi ndërkombëtar: Lufta në Kosovë ndikoi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat e jashtme të shumë shteteve.

Këto janë vetëm disa nga pasojat e luftës, ngase ato janë shumë më të ndërlikuara dhe vazhdojnë të ndikojnë në jetën e njerëzve edhe sot.

Lufta në Kosovë u ndërpre me ndërhyrjen e NATO-s.

Më 12 qershor, sulmet ajrore të NATO-s pushuan, për t’u futur këmbësoria e NATO-s në territorin e Kosovës dhe për t’i larguar forcat jugosllave-serbe nga aty. Pas kësaj, Bashkimi Evropian publikoi për herë të parë të plotë tekstin e propozimit evropian, me të cilin parasheh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, edhe pas ndërhyrjes së NATO-s dhe përpjekjeve të BE-së për normalizim, konflikti mbetet ende i ngrirë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithëse një shumicë e vendeve të OKB-së e kanë njohur shtetin e ri. Kjo çështje vazhdon të jetë një sfidë thelbësore dhe çfarëdo që të ndodhë në marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, do të ketë implikime edhe për rajonin.

2.

Siç thotë prof. dr. Mazllum Baraliu, njëri nga recensentët e librit “Masakra e Gërdocit” e autorit prof. dr. Sadri Rexhepi: “Botimi i kësaj monografie është afirmim për hartuesin z. Sadri Rexhepi, i cili me angazhimin e tij arriti të ndriçojë në mënyrë të gjithanshme format dhe mënyrat e masakrimit të popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur të fshatit Gërdoc dhe fshatrave përreth.

E lexova me kurreshtje, për arsye se doja ta përjetoj me zemër nga afërsia kombëtare për dashurinë që kam ndaj mbrojtësve të atdheut. Në libër përveç informatave lidhur me të kaluarën historike të Llapit, pastaj të Gërdocit, banorët e fshatit në fjalë kishin përjetuar krajata dhe tagjedi të shumta që nga viti 1912 e deri në qershor të vitit 1999.”

“Në këtë libër trajtohen çështje të ndryshme të natyrës së lufës së fundit shqiptaro-serbe dhe kontributi i UÇK-së në rrugën drejt lirisë, duke u bazuar edhe në deklaratat e Grupit të Kontaktit, apo më mirë të themi se zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia, shumë herë pat thënë se “UÇK-ja lindi si feniksi, nga hiri i luftës”.

që kemi para vetes flet qartë dhe me argument për të drejtën dhe domosdonë e këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve për luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, në krye me UÇK-në dhe NATO-n. Autori ka folur edhe për vrasjet e shqiptarëve në fshat, në regjionin e Llapit dhe në tërë Kosovën, d.m.th nga viti 1912-1944 dhe 1945-1999. Ai ka folur edhe për padrejtësitë e regjimit në vitet e 80-ta, që i printe “Pranverës Shqiptare” të vitit 1981, e kurorëzuar me luftën dhe fitoren e UÇK-së, në krye me NATO-n, në vitin 1999. Së këndejmi, konstatimet margaritare të autorit, i cili duke shkruar për këta dëshmorë, në këtë vepër u bë burim frymëzimi për gjeneratat që do të vijnë.”, do të konstatojë me të drejtë prof. dr. Musa Limani.

Veç recensioneve, parathënies dhe hyrjes, në monografinë “Masakra e Gërdovcit” të prof. dr. Sadri Rexhepi, aty do të gjejmë të dhëna për Llapin gjatë historisë dhe një mori biografi dëshmorësh e martirësh, si: Kimet Dibrani, Shefki Kuleta, Behar Begolli, Faik Dibrani, Rifat Dibrani, Ragip Halili, Rexhep Rama, Hasan Bajrami, Idriz Rama, Faton Shabani, Ekrem Bajrami, Muharrem Shabani, Selim Berisha, Fadil Ademi, Daut Asllani, Islam Ibrahimi, Ajete Jashari, Islam Shabani, Jakup Hasani, Familja Haziri, Jetullah Islami, Mustafë Llapashtica, Sadik Berisha, Sabedin Hasani, Burim Podvorica, Gani Llapashtica, Naser Llapashtica, Shemsi Mehani, Avdyl Veliu, Sabit Islami, Sejdi Veliu, Ferat Bajoku, Vesel Bajoku, Rifat Bajoku, Sofije Berisha, Naile Berisha, Ragip Mulolli, Faik Ramadani, Gani Ramadani, Ajet Rexhepi, Shaban Avdiu, Muharrem Hajdini, Hajdin Hajdini, Rexhep Hajdini, Isa Mustafa, Mensur Mustafa, Zojë Mustafa, Nazif Ibishi, Ilmije Hyseni, Rrustem Sylejmani, Metije Kadriu, Muhamet Jashari, Agim Jashari, Azem Ibishi, Xhemile Hajdini, Shaqir Hajdini, Nazmi Rudari, Ali Sfarça, Daut Rudari, B. Emini, I. Sfarça , Shahin Krasniqi, Ejup Shala, Behxhet Podvorica, Faik Jaha etj.

Po ashtu, në faqet e këtij libri kemi rrëfime rrënqethëse, si është ai i një ushtari besnik, i Ali Podvoricës, i Muhamet Bajokut, i M. Krasniqit; për të vazhduar pastaj me rënien e Zahir Pajazitit, me kujtime nga Lëvizja për Pajtim të Gjaqeve etj.

mbyllet me një foto- album, që pasqyron ngjarje dhe persona të kohës, për të cilën flet libri, për t’u përmbyllur me burimet dhe literaturën e shfrytëzuar nga autori, prof. dr. Sadri Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat