Së shpejti do të botohet libri i ri për Skënderbeun me autor Gjon Keka

Libra

Së shpejti do të botohet libri i ri për Skënderbeun me autor Gjon Keka

Më: 9 janar 2024 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Së shpejti do të botohet libri i ri me titull “Gjergj Kastrioti-Skënderbeut ,Bibliografi vëllimi i III”i studiuesit dhe historianit shqiptar të Kosovë Gjon Keka.

Libri botohet në kuadër të përvjetorit të 556 të përjetësimi të figurëë kryesore të kombit shqiptar,kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti Skëndebreut.

Rreth librit disa fjalë si vijon:

Prof.Prend Buzhala shkruan kështu rreth veprave të autorit në vend të Parathënies: “Përpos shënimeve të tilla të pasura bio-bibliografike, Gjon Keka ka edhe zellin e përkushtimin e tij të palëkundshëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar e në shquarjen e përmasës europerëndimore shqiptare. Ai vështron majat, kulmet dhe përmasat e madhështisë së këtyre epokave me rëndësi botërore e që ndërlidhen pashkëputshëm me kulturën, historinë, trashëgiminë dhe identitetin tonë, që na i shpërfaq suksesshëm përmasat e së kaluarës sonë dhe ato të së ardhmes dhe, më në fund, që arrin t'i identifikojë qartë çështjet dhe plagët a problemet që na preokupojnë e mundojnë. Ai ka ardhur, jo i papërgatitur në këtë fushë të dijes në letrat shqipe, aspak të lehtë. Gjon Keka dëshmon prirjen e një autori të disiplinuar, prirjen e një kërkuesi pasionant të të vërtetave për ne në botën e letrave europerëndimroe. Ai hyn në plejadën e intelektualëve të rinj shqiptarë, që ka depërtuar me zellin e dijes krijuese në botën e letrave shqipe, me pikëqëndrimin e tij të madhe tek ngjarjet me rëndësi epokale e tek figurat iliro-arbërore-shqiptare që kanë ndryshuar epokat. Kur ai gjen diçka për ne nëpër arkivat, biblioekat apo qendrat tjera të ruajtjes së librave dhe shkrimit, për të na e tërhequr vëmendjen, thekson një paradoks të kohës sonë: sa shumë kanë shkruar të huajt për figura të shquara ilire apo për ato të kohës së Skënderbeut e këndej e që kanë bërë emër në histori, dhe sa pak dimë ne për ta! Sa shumë të huajt na i nderojnë ngjarjet e figurat tona e sa shumë baltë hedhim ne kundër vetvetes! Sa e sa herë vetë e kemi shtruar pyetjen nëpër vorbullat më të reja të historisë: kush kemi qenë, kush jemi dhe kah po shkojmë? Prandaj, le ta lexojmë edhe këta libra në frymën e projektit të madh të autorit përkitazi me këto figura, ngjarje të përkatësisë së rrënjëve tona identitare, nga njëra anë; gjithnjë me shpirtin e pasionit të tij për hulumtime, për të vënë në pah edhe qarqet e caktuara të politikave të huaja ditore europiane e ballkanike që përpiqen edhe sot për t’i përvetësuar këto personalitete dhe vlerat tona kombëtare; për t’i shtrembëruar e falsifikuar faktet apo për t’i lënë ato në harresë[...]

Mbase, edhe për shkakun se vendit tënd ia di më shumë vlerën kur gjendesh jashtë.

Më së shumti dhemb padrejtësia në vendin tuaj. Kur shkruan këta libra, autorit i dhembin shumë padrejtësitë historike e dhuna historike që është ushtruar ndaj nesh, por ashtu i dhemb edhe padrejtësia që ne ia bëjmë vetvetes. Dhe, në këtë drejtim, secili dokument i gjetur tingëllon një dritë më shumë për ne, secili citat nga qindra autorë të huaj, merr një kuptim më të thellë duke u shndërruar në kult krenarie për përkatësinë kombëtare. Ai e ka kuptuar se, për ta përmbushur këtë mision, do dije e punë, prandaj u ka hyrë përgatitjeve profesionale nga disa fusha.

Në këtë drejtim, kur autori pohon sakrificat e tij për të qëmtuar në shumë drejtime të vërtetën për ne jashtë, ai këtë do ta bëjë sipas fjalëve të famshme të Gjon Kenedit: “Mos pyet se çfarë mund të bëjë atdheu juaj për ju, pyesni se çfarë mund të bëni për atdheun tuaj". Është përpjekja dhe thirrja e përbashkët për ta bërë atë që është më e drejtë për të mirën e përbashkët, ashtu siç do të thotë vetë fjala Res Publica (të mirat e përbashkëta). S’ka mision më fisnik se sa t’i shërbesh vendit tënd deri në fund. Është ai postulati i njohur që nga antika se njerëzit që e duan vendin e tyre, ata edhe mund ta ndryshojnë.Në këtë rrugë Gjon Keka është i pandalshëm. “

Poashtu rreth librit shkruan në fillim edhe prof.Ass,Dr. Arben Arifi me fjalët si vijon:“Sot, është punë e domosdoshme dhe imperativ i kohës që të mblidhët e gjithë bibliografia lidhur më Skendërbeun nga të gjitha proviniencat e dokumentacioneve që kemi dhe të gjitha këto të përmblidhën në një korpus për Skendërbeun. Sepse neve sot e kësaj dite e shohim atë vetëm si ushtarak apo strateg, por duhët parë edhe si lider i pashoq në parimin Primus Inter Pares, edhe si filozof, edhe si politikan i shquar[...]”

Për lexueesit e interesuar dhe të gjithë ata që duan-Libri pas botimit mund të gjendet në Libraria Dukagjini në Prishtinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat