Veprimtaria letrare e publicistike e Prof. Dr. Enver Bytyçit tash e një kohë ka depërtuar anë e kënd botës.
Në një postim në Facebook Prof. Bytyçi ka njoftuar se libri i tij "Diplomacia imponuese e NATO-s në konfliktin e Kosovës" gjendet në të paktën 725 biblioteka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
“Amerika është e madhe!
Libri im i mëposhtëm, sipas Google - Worldcat, gjendet së paku në 725 biblioteka publike, kryesisht universitare, akademi e në kolegje!
Këtu përfshihen universiteti i Harvard, Stenford, Xhorxh Ëashington, Neë York, California, etj”, shkruan profesori.
Prof. Dr. Enver Bytyçi ka botuar në gati dy dekadat e fundit 10 libra, nga të cilat tetë janë monografi. Nga këto tetë monografi, dy prej tyre janë botuar nga Cambridge Scholars Publishing në Londër në gjuhën angleze dhe një është botuar nga Akademiker Verlag Saarland – Gjermani.
Monografia “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo” është botuar nga Cambridge, është promovuar në Londër, si dhe në Qendrën e Shtypit në Parlamentin Europian. Kjo monografi gjendet në 1039 biblioteka të 39 vendeve të botës, nga SHBA, deri në Namibi, Afrikën e Jugut, Emiratet e Bashkuara, Kinë, Japoni, Australi, Kanada dhe Europë. Kjo monografi është tashmë në bibiliotekat e universiteteve amerikane në Bullgari, Selanik, Kuvajt, Dubai, Irak, Armeni, Azerbajxhan etj. Ajo gjendet në bibliotekat e mbi 600 universiteteve amerikane, përfshirë atë në Harëard, Columbia, Karolina e Jugut, Kalifornia, Stanford, Northen Vermont University, Phymonth State Uni, Southern Neë Hampshire Uni, Norëish Uni, Massachusetts Uni, Rivier Uni, Fitchburg State Uni, University of Neë York, University of Ëashington, Ëestern Neë England Uni, Broën Uni etj.
Në Britaninë e Madhe ky libër gjendet në bibliotekën e Universiteteve të Cambridge, Oxford, Oxford Brookes Uni, University East Anglia, University of Bristol, Liverpool etj. Në Gjermani janë shumë bibioteka, në të cilat gjendet ky libër, si në Goettingen, Frankfurt, Giesen, Marborg, Nuernberg, Passau etj. Në Itali në La Sapienza, Universitetin e Milanos, Universitetin Europian etj. Libri gjendet në shumë bibioteka të universiteteve në Holandë, Spanjë, Francë. Kanada, etj.
https://www.worldcat.org/title/coercive-diplomacy-of-nato-in-kosovo/oclc/905844023
Ndërkaq libri më i ri, “In the Shadoës of Albania-China Relations (1960-1978) është botuar më 1 shkurt 2022 nga Cambridge Scholars Publishing dhe është shpërndarë në më shumë se 40 biblioteka universitare dhe shtetërore në SHBA, Europë e Azi. Monografitë e botuara në shqip të kandidatit Bytyçi janë tashmë në shumë biblioteka. P.sh., monografia “Shqiptarët, serbët dhe grekët” gjendet sipas portalit ËorldCat në 13 biblioteka, përfshirë atë të Universitetit Oxford në Londër ose atë të Bibliotekës shtetërore të Bajernit-Gjermani.
Shtatë, nga trembëdhjetë botimet në shqip dhe anglisht, janë pjesë e Bibliotekës së Kongresit Amerikan.
https://id.loc.gov/authorities/names/no2006111626.html
Enver Bytyci tashmë është i njohur në mbarë botën përmes veprimtarisë së tij studimore, duke i bërë një shërbim të çmuar e dinjitoz çështjes sonë kombëtare.