Sabahete Çavdarbasha, mikja e librave dhe e miqve të librit

Libra

Sabahete Çavdarbasha, mikja e librave dhe e miqve të librit

Nga: Gjon Keka Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:26
Gjon Keka

„Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale.“[Mark Twain]

Prishtina ka librari të ndryshme dhe si kryeqytet që aspiron të bëhet pjesë e Europës së civilizuar si gjithë vendet europiane,por një nga Libraritë më të mira do të thosha Librari europiane është Libraria Dukagjini.

Sa herë vizitojë libraritë ,vendi ku më së shumti më pëlqen ta vizitojë është Libraria Dukagjini ,për faktin se është librari moderne dhe me një staf të kulturuar dhe mikëpritës. Ajo është gjithashtu e pajisur mirë me libra nga një larmi temash dhe është veçanërisht e pasur me vepra historike,politike dhe antike etj. Pastaj Letërsia kombëtare shqiptare është gjithashtu e përfaqësuar gjerësisht, gjithashtu Libraria Dukagjini është e pajisur edhe me literaturë nga e gjithë bota dhe pothuajse në të gjitha gjuhët.

Me një fjalë Librari më modernë që ka Kosova dhe Librari e të gjithëve si shkrimtarëve, shkencëtarëve ,artistëve gjuhëtarëve etj etj.Duke e ditur se libri është një nga miqtë më të mirë për mua,që nga vegjëlia Libri ka qenë i tillë ,dhe gjithnjë kam kërkuar libra si për fushën time ,të shkencave politike ashtu edhe për Historinë etj. Ka shumë librari në Europë që kam vizituar, shumë biblioteka ,e arkive etj, dhe sikur dihet atje ka një traditë në të gjitha këto dhe një mikëpritje e respekt të madh për lexuesin, për vizitorin ,për autorin, për shkencëtarin ,për studiuesin etj.

Duke parë gjithë këtë ,nuk mund të mos e përmend këtu një zonjë tepër të madhe, që ka pothuajse mbi 20 vite që punon me Libra dhe në Librari, një zonjë intelektuale në mesin e librave , që sa herë të shkojë në Librarinë Dukagjini ajo i pret me shumë kënaqësi e respekt vizitorët e lexuesit dhe të interesuarit e fushave të ndryshme për librin. Kjo zonjë e nderuar dhe shumë e respektuar është Sabahete Çavdarbasha e njohur edhe si Sebi. Ajo duke patur një përvojë të gjatë në Librari, dhe njohuri mbi literaturën si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare ajo është pika e secilit vizitor e lexues të të gjitha fushave, me mikëpritjen e ngrohtë ,me respekt dhe konsideratën për secilin pa dallim ajo tanimë e ka marrë emrin e bekuar Sebi mikja e librave dhe e miqëve të librit. Mikëpritja e zonjës Sebi shpesh ma kujton mikëpritjen e lashtë dhe tradicionale të Shqiptarëve, ajo si një shqiptare e kulturuar ,intelektuale dhe si një zonjë e madhe e Librarisë Dukagjini,e ka bërë Librarinë Dukagjini Librari me zemër të madhe, Librari e miqëve të librit dhe e secilit vizitor e lexues ,dhe secilit qytetar që e don librin dhe e ka mik librin.

Në fakt unë qysh kur kam qenë student në Kosovë, dhe pastaj edhe pas doktoraturës, por edhe si autor i librave ,pra që nga ajo kohë e studimeve kur kërkoja libra në Librarin Dukagjini e njoh zonjën Sebi të Librarisë Dukagjini e cila që nga ajo kohë na pret me mikëpritjen e saj me buzqeshjen e saj sikur të na prisnin librat e shumët e të hapur aty, pra ajo na e ka njohur me Librarinë Dukagjini ,Librarin më të madhe, moderne dhe europiane të Kosovës.

Duke qenë unë vetë një lexues dhe mik i librit dhe duke qenë edhe vetë autor i disa librave ,jam shumë i gëzuar që në Kosovë gjendet një Librari si Dukagjini dhe një zonjë mikëpritëse dhe me kulturë të lartë sikur është zonja Sabahete Çavdarbasha (Sebi).

Me këtë shkrim të shkurtër desha ta falenderoj zonjën shumë të nderuar Sebi ,për gjithë këto vite që ka qenë pranë lexuesit ,dhe secilit që ka vizituar Librarinë Dukagjini, poashtu edhe Librarinë Dukagjini e cila sa herë e vizitoj ma kujton ndonjë nga Librarit europiane ku ne mund të gjejmë libra të karaktereve të ndryshme dhe të fushave të panumërta , libra të ri që sapo kanë dal dhe të njohur ndërkombëtarisht. Po e përfundoj këtë shkrim të shkurtër me një proverb që thotë:“Libraria është një botë mrekullish,ajo na gjallëron zemrat dhe na ndriçon mendjet.“

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat