Libri "Sfidat globale në shekullin e XXI" tani i botuar në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe gjermanisht!

Libra

Libri "Sfidat globale në shekullin e XXI" tani i botuar në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe gjermanisht!

Nga: Nijazi Halili Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:38
Kopertina e librit

Shtëpia botuese Lena Grafic- Prishtinë.

Librat në mënyrë fizike  mund t'i gjeni në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani " në Prishtinë.

Qëllimi i këtij studimi është që të analizohen efektet e globalizimit të përcaktuara në integrimin e aktiviteteve ekonomike, kryesisht përmes tregjeve, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe globale, karshi konkurrencës në sektorin e Bashkimit Evropian. Globalizimi ka hapur mundësi të reja për një zhvillim të gjerë në mbarë botën. Megjithatë, kjo nuk është duke u zhvilluar në mënyrë të barabartë, sepse disa qarqe janë duke u integruar në ekonominë globale më shpejt se të tjerët me dëshmi të rritjes së shpejtë dhe varfërisë së reduktuar.

Për konsekuencë, një koncept kuadri koherent analitik është përdorur përgjatë studimit. Studimi përbëhet nga një rishikim i literaturës dhe një vlerësim nga faktorët kryesorë të globalizimit.  Globalizimi është tërësia e transformimeve në rendin politik dhe ekonomik botëror që ka ndodhur në dekadat e fundit. Pika qendrore e ndryshimit është integrimi i tregjeve në një "Fshat-global", i shfrytëzuar nga korporatat e mëdha ndërkombëtare. Shtetet gradualisht braktisin barrierat tarifore për të mbrojtur prodhimin e tyre nga konkurrenca nga produktet e huaja dhe të hapen para tregtisë ndërkombëtare dhe kapitalit. Ky proces është shoqëruar me një revolucion intensiv në teknologjitë e informacionit- telefonat, kompjuterët dhe televizioni.

Globalizmi është procesi i integrimit që mundësohet nga shkëmbimi i pikëpamjeve, produkteve, ideve dhe fushave të tjera kulturore nga mbarë bota. Zhvillimet në transport (siç është lokomotiva me avull, motori reaktiv) dhe në infrastrukturën në telekomunikacion (duke përfshirë telegrafin dhe pasardhësit e tij modern, interneti dhe telefonat celular) kanë qenë faktorët kryesorë në globalizim, duke prodhuar pavarësi të aktiviteteve ekonomike dhe kulturore.  Megjithatë shumë studiues e vendosin origjinën e globalizmit në kohët moderne, të tjerë ndjekin historinë e tij përpara zbulimeve të mëdha gjeografike europiane dhe udhëtimeve në botën e re. Disa të tjerë e gjejnë origjinën në milleniumin e tretë p.e.s. Globalizimi në shkallë të gjerë filloi në shekullin e XIX. Në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit XX-të, lidhja midis ekonomive dhe kulturave botërore u zhvillua shumë shpejtë.

Proceset globalizuese ndikojnë dhe ndikohen nga bizneset dhe organizatat e punësimit, ekonomia, burimet social-kulturore dhe mjedisi natyror. Literatura akademike zakonisht e ndan globalizimin në tre zona të mëdha: globalizimi ekonomik, globalizimi kulturor dhe globalizimi politik.  Unë, e kam futur si kapitull të veçant  edhe Epoken e Informaciont.

Njerëzit dhe kombet mund të veprojnë individualisht dhe kolektivisht për të ngadalësuar ritmin e ngrohjes globale, duke u përgatitur gjithashtu për ndryshimin e pashmangshëm klimatik dhe pasojat e tij. Janë ndërmarrë disa studime të konsensusit. Ndër më të cituarit është një studim i vitit 2013 i rreth 12,000 abstrakte të punimeve të rishikuara nga kolegët mbi shkencën e klimës, të botuara që nga viti 1990, nga të cilat pak më shumë se 4,000 punime shprehnin një opinion mbi shkakun e ngrohjes së fundit globale. Nga këto, 97% pajtohen, në mënyrë eksplicite ose të nënkuptuar, se ngrohja globale po ndodh dhe është e shkaktuar nga njeriu.

Burimet e informacionit bëhen gjithashtu uniformë për shkak të shtrirjes në të gjithë botën dhe popullarizimit në rritje të kanaleve televizive, me pagesë dhe internetit. Kjo bën që globalizimi të tejkalojë kufijtë e ekonomisë dhe të fillojnë të provokojnë një homogjenizim të caktuar kulturor midis vendeve. Me pak fjalë, është në dinamikën e ekonomive botërore që forcat prodhuese, përpjekjet për tregje, përpjekja për të përtërirë teknologji dhe mallra, e gjithë kjo përbën themelin e dinamikës progresive dhe të çrregullt që bëhen në cikle afatgjate, duke sinjalizuar lindjen, transformimin, rënien dhe trashëgiminë e ekonomive botërore.

Meqenëse kapitalizmi rifilloi zgjerimin e tij nëpër botë, pas Luftës së Dytë Botërore, filloi procesi i ndërkombëtarizimit të kapitalit. Kapitali humbi pjesërisht karakterin e tij kombëtar, dhe fitoi një konotacion ndërkombëtar.

Ky ndërkombëtarizim do të bëhet më intensiv dhe i përgjithësuar, ose edhe më global, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, shpërbërjen e bllokut sovjetik dhe ndryshimet në politikat ekonomike në kombet e regjimeve socialiste. Në bazën e ndërkombëtarizimit të kapitalit janë formimi, zhvillimi dhe diversifikimi i asaj që mund të quhet "prodhim global". Në praktikë, bota është kthyer në një fabrikë të stërmadhe dhe komplekse, e cila po zhvillohet së bashku me atë që mund të quhet "qendra globale e tregtisë".

Institucionet, parimet juridiko-politike, standardet dhe idealet socio-kulturore që përbëjnë kushtet dhe produktet civilizuese të kapitalizmit janë globalizuar. Kapitalizmi vazhdon të ketë baza kombëtare, por këto nuk janë më vendimtare, tashmë është e mundur të pranohet se kuptimi i shtetit-komb është ndryshuar në mënyrë drastike. Ekonomia globale është diçka që do të sjellë përfitime të mëdha për njerëzimin, veçanërisht për vendet e varfra, të cilat do të marrin shumicën e investimeve që gjenerojnë vende të reja pune. Në këtë kontekst të ri, kompanitë globale duhet të jetë e vetëdijshme se njerëzit dhe kulturat janë të ndryshme në secilën pjesë të botës, sepse secila qeveri ka interesa të ndryshme. Prandaj është teza e ndërvarësisë së kombeve. 

Pjesa më e madhe e asaj që ndodh dhe mund të ndodhë në kontekstin e globalizimit sintetizohet në nocione të prodhuara në lojën e marrëdhënieve midis vendeve: diplomaci, aleancë, pakt, paqe, bllok, bilaterale, multilateralizëm, integrim rajonal, klauzola e kombit më të preferuar, bllokada, spiunazhi, hedhja, destabilizimi i qeverive, lufta luftarake, pushtimi, terrorizmi shtetëror. Të gjitha këto dhe nocione të tjera kanë të bëjnë me ndërvarësinë e kombeve. Nga rruga, ndërvarësia është një ide shumë e zakonshme në analizat dhe fantazitë e prodhuara në lidhje me konfigurimet dhe lëvizjet e shoqërisë globale. Kjo ndërvarësi përqendrohet në marrëdhëniet e jashtme, diplomatike, ndërkombëtare.

Pastaj, kemi trajtuar edhe tezën e ndërvarësisë së kombeve që kam ekspozuar  aq shumë  dhe është një shtjellim sistematik se si zhvillohen problemet botërore. Ka të bëjë me një skenar në të cilin shumica e problemeve shfaqen në arsyet, strategjitë, taktikat dhe aktivitetet e aktorëve kryesorë dhe dytësorë, të gjithë duke luajtur me mundësitë e zgjedhjes racionale.

Studimet e kryera nga perspektiva e teorisë sistemike i kushtohen sqarimit të problemeve si më poshtë: ndërvarësia dhe varësia, aleancat dhe blloqet, bilaterale dhe multilateralizëm, integrimi kombëtar dhe rajonal.

Ekziston një oksidentalizëm i dukshëm, së bashku me kapitalizmin, kur interpretimet sqarojnë mënyrën në të cilën pjesët, njësitë, segmentet ose aktorët më pak të zhvilluar, domethënë arkaike, periferike ose margjinale, parashikohen në organizimin dhe dinamikën e shoqërisë botërore. Teoria e sistemeve të botës gjithashtu përfshin nocionet e oksidentalizmit dhe kapitalizmit. Janë standardet, idealet dhe institucionet e kapitalizmit dhe oksidentalizmit, ose anasjelltas, ato që komandojnë organizimin dhe dinamikën e globalizimit. Pastaj sfidat globale në shekulin XXI janë  gjithashtu dhe gjithmonë modernizim, por modernizim në formën e kapitalizmit perëndimor. Posi është e mundur të thuhet se teoria e modernizimit të botës fiton më shumë qëndrueshmëri kur plotësohet, ose sofistikohet, me teorinë e sistemeve të botës.

Interpretimi sistematik i marrëdhënieve ndërkombëtare tashmë është zhvilluar mirë në studime dhe polemika mbi çështjen e globalizimit. Teoria e sistemeve duket se ofron korniza të qëndrueshme referimi, me qëllim që të shkruajmë aspekte të rëndësishme të organizimit dhe dinamikës së shoqërisë botërore.

Duke mbyllur dialektikën mbi librin, “Sfidat Globale në Shekullin XXI”,  përfundoj  me mendimet e Gazetarit suedez Thomas Larsson, në librin e tij, The Race to the Top: The Real Story of Globalization, i cili  thekson se globalizimi: është procesi i tkurrjes së botës, i distancave më të shkurtra, i afrimit të gjërave. Globalizimi ka të bëjë me lehtësinë në rritje me të cilën dikush në njërën anë të botës mund të ndërveprojë, për përfitim reciprok, me dikë në anën tjetër të botës.

Si përfundim ky punim fillimisht është shtysë për mua si autor i këtij libri por mbetet detyrë që edhe për studiues të tjerë që të angazhohen e kontribuojnë  ketë problematikë specifike të globalizmit dhe ngrohjes globale e cila mbetet sfidë e shekullit XXI.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat