ASHAK publikon librin e ri të Muhamet Hamitit - “Bota letrare”

Libra

ASHAK publikon librin e ri të Muhamet Hamitit - “Bota letrare”

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 11:46
Muhamet Hamiti

Prof. Dr. Muhamet Hamiti ka njoftuar se është botuar libri i tij i ri.

Libri që titullohet “Bota letrare” është publikuar nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ai përmban katër kapituj themelorë: Përgjithësime, Letërsi angleze, Letërsi botërore dhe Letërsi shqipe.

Muhamet Hamiti, në këtë vepër, merret me tema substanciale filozofike-letrare, siç janë: literariteti e identiteti, religjiozja e religjioni në literaturë, historia letrare e klasikët e letërsisë, evolucioni letrar, bota e mistershme poetike e narrative e autorëve të kanonit anglo-sakson si dhe të kanonit perëndimor, pastaj ndërlidhet me diskutimet për dualitetin e traditës në raport me presionin e së resë ideologjike, politike e globaliste, për të vijuar me analiza konceptuale të letërsisë shqipe, të cilat dëshmojnë një lexim të mprehtë të klasikës letrare dhe të produksionit letrar shqiptar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat