Prof. Dr. Muhamet Hamiti ka njoftuar se është botuar libri i tij i ri.
Libri që titullohet “Bota letrare” është publikuar nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ai përmban katër kapituj themelorë: Përgjithësime, Letërsi angleze, Letërsi botërore dhe Letërsi shqipe.
“Muhamet Hamiti, në këtë vepër, merret me tema substanciale filozofike-letrare, siç janë: literariteti e identiteti, religjiozja e religjioni në literaturë, historia letrare e klasikët e letërsisë, evolucioni letrar, bota e mistershme poetike e narrative e autorëve të kanonit anglo-sakson si dhe të kanonit perëndimor, pastaj ndërlidhet me diskutimet për dualitetin e traditës në raport me presionin e së resë ideologjike, politike e globaliste, për të vijuar me analiza konceptuale të letërsisë shqipe, të cilat dëshmojnë një lexim të mprehtë të klasikës letrare dhe të produksionit letrar shqiptar.”