"Lufta e pengjeve", libri i dytë i përkthyer frëngjisht i shkrimtarit shqiptar Gani Mehmetaj, botohet në fillim të nëntorit në Paris nga shtëpia botuese Fauves Editions.
Jam i lumtur të jem përkthyesi i këtij guri të çmueshëm që i shtohet kullës tashmë të konsiderueshme të letërsisë shqipe në frëngjisht.
“Jugosllavi, 1991. Nën borën e Alpeve Juliane, ushtarë të Ushtrisë Federale Jugosllave përgjojnë hijet e natës. Aty lufta është shumë afër, por nga do të vijë armiku? Nga forcat e Mbrojtja territoriale sllovene të cilat gradualisht i rrethojnë, duke kërkuar pavarësinë e vendit të tyre, apo edhe nga brenda, nga vetë shokët me të cilët bëjnë roje?
Si të tjerët edhe Iliriani është ushtar i huaj, i rekrutuar me dhunë në një ushtri të huaj, në një tokë të huaj. Ai ëndërron vetëm për një gjë: të kthehet në vendlindjen e tij, në Kosovë. Por Sllovenia është vetëm hapi i parë në odisenë e tij të tmerrshme përmes mbeturinave të Jugosllavisë e cila çdo ditë shkon duke u shembur”.