Libri i ri me poezi “Broken Dreams” i poetit Sami Mulaj renditet në vendin e 13-të sot, në ditën e tetë të daljes nga shtypi.
Kjo është një arritje e rëndësishme për poezinë shqipe.
Vetë poeti Mulaj, edhe i befasuar, e quan këtë një arritje shqiptare të vërtetë, pasi ky nivel i arritur është falë lexuesve dhe dashamirësve të poezisë nga mbarë Bota shqiptare.
Ne si redaksi, jemi të nderuar që poeti Mulaj ka kontribuar me krijimtarinë e tij në faqet e gazetës sonë dhe i shprehim atij mirënjohje, duke i uruar suksese të tjera!