Bilanci ditor nga Covid-19: 1022 raste të reja, 680 të shëruar dhe 41 të vdekur

Maqedonia

Bilanci ditor nga Covid-19: 1022 raste të reja, 680 të shëruar dhe 41 të vdekur

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:49
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3127 testime të realizuara, 1022 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-463, Kumanovë-30, Dibër-6, Shtip-28, Prilep-68, Tetovë-29, Strugë-21, Veles-47, Manastir-48, Ohër-28, Kavadarc-26, Gostivar-66, Gjevgjeli- 4, Strumicë-26, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Krushevë-2, Koçan-12, Probishtip-5, Demir Hisar-1, Makedonski Brod -5, Pehçevë-1, Vallandovë-2, Vinicë-2, Dellçevë -7, Kratovë-1, Sveti Nikollë-14, Kërçovë-36, Resnjë-6 dhe Negotinë-27.

Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 680 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 41 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 60.723 pacientë, prej të cilëve 37.505 janë shëruar dhe 1.699 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 21.519 raste aktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat