Një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar pasi me makinë kanë dalë nga rruga në rrugën “Marshall Tito” në Bogdanc.
“Në rrugën ‘Mardhall Tito’, dje rreth orës 4 një makinë ‘bmv’ me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga V.S. (20) nga Bogdanci, ka dalë nga rruga”, kumtoi MPB-ja.
Në aksidentin shoferi V.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”-Shkup, ku ka ndërruar jetë. Bashkudhëtarët në automjet R.K. (19), Gj.Sh. (21), D.D. (21) dhe N.Sh. (20), të gjithë nga Bogdanci, kanë marrë lëndime trupore.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë