Kodrën e Diellit dhe Malin Sharr gjatë natës e kanë mbuluar rreshjet e borës.Trashësia e borës është 3-5 centimetër kurse rrugët janë të kalueshme dhe komunikacioni zhvillohet pa probleme.
Trafiku rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë të lagështa.
Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi për rrëshqitje të dheut.

