Komisioni i përbashkët për histori i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ketë të paktën një anëtar i përkatësisë etnike shqiptare.
Historiani Zejni Mazllami në emisionin Click Plus tha se në këto bisedime duhet të kërkohet edhe pjesa shqiptare e historisë.
“Në histori ne duhet ta kërkojmë pjesën tonë, të trajtohemi si palë. Deri sot nuk e kemi kërkuar, por ne duhet ta kërkojmë pjesën tonë, të paktën të jemi pjesë e bisedimeve për hisotrinë e politikës, ndërsa identiteti është probleme i dy palëve”, tha Mazllami.
Historiani Naser Miftari theksoi se shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi dhe se duhet të përfshihen në proceset që ndodhin në shtet.
Edhe opozita shqiptare kërkon rishikimin e librave ku në komision do të ketë shqiptarë.