Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi shkel rregullat e trafikut, e parkon makinën në trotuar derisa qëndron në kafene

Maqedonia

Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi shkel rregullat e trafikut, e parkon makinën në trotuar derisa qëndron në kafene

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ka bërë shkelje të rregullave të trafikut në Shkup.

Mediumet e kanë fotografuar makinën e tij “Volkswagen Passat” të parkuar në trotuar në rrugën “Kej 13 Nëntori” në Shkup.

Siç raporton “sdk.mk”, përcjell Telegrafi Maqedoni, shoferi i zv.kryeministrit ka qëndruar para makinës derisa ai ka qenë i ulur në një kafene. Pas një kohe Bytyqi ka dalë nga kafeneja, ka hyrë në makinë dhe është larguar.

Drejtori i Shërbimeve për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri, Pece Mirçevski, ka konfirmuar se makina që ka qenë e parkuar në trotuar ka qenë makinë zyrtare që e ka përdorur zv.kryeministri Bytyqi.

Ndërsa kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe ai i Shkupit Petre Shilegov, vazhdimisht ka apeluar që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të mos bëjnë shkelje në rregullave në këtë rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat