Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Agjencinë e Aviacionit Civil.
Ai pati një takim pune me drejtorin e saj, Tomislav Tuntev.
Drejtori Sela falënderoi homologun e tij për realizimin e këtij takimi dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje ndaj Agjencisë së Aviacionit Civil, në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së akteve (certifikata, leje për pilot etj.) që i lëshon ky institucion, si dhe për ndihmë në pjesën e përkthimit të terminologjisë së specializuar të aviacionit, që rrjedh nga rregulloret dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit.
Drejtori Tuntev e informoi se AAC-ja si trup i pavarur rregullator me autorizime publike, punon sipas rregulloreve dhe standardeve ndërkombëtarisht të pranuara të ICAO, EUROCONTROL, JAA/EASA, ECAC dhe qëndron e hapur për bashkëpunim me AZGJ-në për çështje me interes të përbashkët.