Ahmeti dhe Gruevski nuk do të gjykohen për “Regjistrimin”, tërhiqet padia kundër tyre
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shpëtoi nga përndjekja penale për rastin “Regjistrimi”, në të cilin akuzohej bashkë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Është ky edhe një lajm i mirë për Ahmetin, tre ditë pasi u shpall “Doktor Honoris Causa”.
Burime nga prokuroria thonë për gazetën Lajm se hetimet janë ndërpre për shkak se Prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë veprën penale, respektivisht që partnerët e dikurshëm bashkë janë marë vesh ta bojkotojnë regjistrimin në vitin 2011.
Burime nga prokuroria kanë konfirmuar të njëjtin lajm dhe për mediumet maqedonase.