Maqedoni: Deputetët me pizhama në seancat online të Parlamentit…

Maqedonia

Maqedoni: Deputetët me pizhama në seancat online të Parlamentit…

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
Foto Ilustrim

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë paraqitur qindra amandamente absurde për të bllokuar Rregulloren e Procedurës, e cila duhet të lejoj punën e deputetëve në distancë.

Disa nga amandamentet parashohin që deputetët do të mund të kycen online vetëm nga dhoma e ndejës, dhe jo nga dhoma e gjumit apo toaleti.

Amandamentet gjithashtu parashohin që deputetët që kycen online, pas orës 20:00, duhet të jenë të veshur me pizhama.

Partitë e opozitës VMRO-DPMNE, e Majta dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët/Alternativa kanë paraqitur më shumë se 3,000 amandamente për të bllokuar ndryshimet në Rregulloren e Punës të Parlamentit që do të lejonin ligjbërësit e infektuar me koronavirus të marrin pjesë online në seanca. VMRO-DPMNE dorëzoi 1350 amandamente, e Majta rreth 1400 dhe Aleanca me Alternativën rreth 400. Opozita konsideron se puna e Kuvendit në internet është antikushtetuese dhe prandaj dëshiron të bllokojë ndryshimet. LSDM në pushtet beson se kjo është papërgjegjësi.(

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat