Mjeku i punësuar në Ndihmën e Shpejtë pardje është sulmuar nga një pacient i lënduar në momentin kur ka ndihmuar pacientin. Për rastin njoftoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve, pas thirrjes për ndërhyrje, ekipi i Ndihmës së Shpejtë është drejtuar drejt bulevardit ‘Brigada e Dytë e Maqedonisë’ ku ka është raportuar se një person është rrëzuar dhe koka i gjakosë. Ekipi menjëherë është drejtuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur t’i jap ndihmën e nevojshme pacientit. Gjatë ndërhyrjes, pacienti i lënduar gojarisht dhe fizikisht ka sulmuar mjekun.
Për ngjarjen është njoftuar edhe policia e cila për pak kohë ka ardhur në vendngjarje, ndërsa pacienti i lënduar me ekip tjetër të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në spital.