Të dielën në orët e mbrëmjes në rrugën Tetovë-Jazhincë ka ndodhur aksident me ç’rast një veturë ka goditur për vdekje një banor nga Debreshi Gostivarit.
Zëdhësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi konfirmoj rastin për Portalin Gostivari Sot. Në vendngjarje kanë dalur ekipe të Policisë dhe Prokurorisë Publike.
Jo zyrtarisht, drejtuesi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Gostivari Sot mëson që i ndjeri është personi që rrugëve të qytetit hasej me një sëpatë në dorë.
Ndryshe, ky ishte i dytë me pasoja fetale në rajonin e Gostivarit. Në një aksident tjetë trafiku të ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë, humbi jetën 31 vjeçari A.M nga Banjica e Poshtme.
Aksidenti ka ndodhur kur kamioni për bartje të betonit me targa të Gostivarit që drejtohej nga 52 vjeçari B.S ka goditur këmbësorin që humbi jetën në vendngjarje.
Rasti në Polici është raportuar në ora 11:20. Pas paraqitjes, në vendngjarje dolën ekipi i krim-teknikës nga Policia e Gostivarit dhe Prokuroria Publike.