LSDM: Bullgaria bëri gabim strategjik në dëm të vlerave evropiane

Maqedonia

LSDM: Bullgaria bëri gabim strategjik në dëm të vlerave evropiane

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se vetoja e Bullgarisë për kornizën negociuese është gabim në dëm të vlerave evropiane dhe të ardhmes së vendit në BE.

Nga kjo parti thonë se Bullgaria me këtë lëvizje ia ka ndërprerë rrugën RMV-së për integrimet evropiane.

“Maqedonia e Veriut kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta e vetëvendosjes së qytetarëve maqedonas të garantuar me Kartën e KB, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Traktatin e Lisbonës dhe vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Identiteti kombëtar maqedonas nuk ishte, nuk është dhe në asnjë rast nuk do të jetë subjekt i negociatave dhe bisedimeve. Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë shtyllat e identitetit tonë maqedonas”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Qeveria e tyre do të vazhdojë të mbetet në strategjinë e njëjtë për integrimet në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat