Mariçiq: Do t’i përmirësojmë kushtet në burgje

Maqedonia

Mariçiq: Do t’i përmirësojmë kushtet në burgje

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq kishte takim me delegacion i udhëhequr nga Komiteti Evropian për Mbrojtje nga Tortura, Mikolla Gnatovski.

Në takim, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, u bisedua për gjendjen me burgjet dhe të enteve ndëshkimore përmirësuese në vend.

“Ministri Mariçiq tha se edhe pse ka tre muaj në funksionon e ministrit, megjithatë ai ka të dhëna se çfarë po ndodh në burgje, por edhe kushtet që janë në burgje. Vendosja e rendit dhe e përmirësimit të kushteve në burgje do të mbeten prioritet i lartë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Përfaqësuesit iu prezantuan enti përmirësues në Vollkovi të Tetovës nga ku të miturit ndodhen në objektet më të reja me standarde evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat