Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, me rastin e Ditës kundër korrupsionit, ka potencuar rëndësinë e luftimit të kësaj dukurie tepër negative në shoqërinë dhe shtetin tonë.
Zëvendës ministri ka cekur se lufta pa kompromis manifestohet me revidimin e dispozitave të Kosdit penal për konfiskimin e pasurisë. Z. Agim Nuhiu ka cekur se është themeluar Agjencia për administrimin e pasurisë së konfiskuar.
Ja postimi i tij në rrjetin social:
Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Për të luftuar korrupsionin, veç tjerash kemi reviduar edhe dispozitat e Kodit penal për konfiskim të pasurisë si dhe kemi themeluar Agjencinë për administrim me pasurinë e konfiskuar!