Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 660 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, informojnë nga MPB.
“Gjatë ditës së kaluar (12/13.12.2020) në territorin e Republika e Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 660 shkelje”, thonë nga MPB.
Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me coronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë dje informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.805 teste, ndërsa janë regjistruar 982 raste të reja me COVID-19.