Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 9:00 kanë votuar 1227 persona ose 2.94 për qind.
Ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 365 persona, ose 7.37 për qind.
Kështu njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
KSHZ thekson se informacionet në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet drejtpërdrejt pas votimit mund të monitorohen në uebfaqen www.lokalni2020.sec.mk.