Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 13:00 kanë votuar 6938 persona, ose 16.61 për qind.
Ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 1107 persona, ose 22,35 për qind, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune
KSHZ thekson se informacionet në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet drejtpërdrejt pas votimit mund të monitorohen në uebfaqen www.lokalni2020.sec.mk.