Rënie e turizmit mbi 60 përqind në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rënie e turizmit mbi 60 përqind në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:38
Foto Ilustrim

Numri i turistëve në tetor të këtij viti ishte 33 929, që është ulje për 65,1 për qind në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i prenotimeve 80 612 që është rënie për 59,7 për qind.

Sipas Entit shtetëror për statistika, numri i turistëve vendorë është pakësuar për 11,4 për qind, përderisa numri i turistëve të huaj për 87,4 për qind. Numri i prenotimeve të turistëve vendorë në tetor 2020 në raport me tetorin e vitit 2019, është pakësuar për 14 për qind, ndërsa numri i prenotimeve të turistëve të huaj është pakësuar për 84,8 për qind.

Në periudhën janar – tetor 2020 në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është pakësuar për 60,8 për qind, tek turistët vendorë për 20, ndërsa tek të huajt për 84,2 për qind.

Numri i prenotimeve është ulur për 47,2 për qind, tek turistët vendorë për 14,1, përderisa tek të huajt për 84,1 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat