Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës sot e vizitoi drejtori i Klinikës Universitare të Radioterapisë dhe të Onkologjisë, Nehat Nuhiu i shoqëruar nga mjeku onkolog Ilir Ismaili, të cilët i priti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela.
Gjatë këtij takimi të dy homologët biseduan lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore.
Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela i dha mbështetje të plotë për sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në këtë klinikë, duke i premtuar dhe ndihmë nga shërbimet e AZGJ-së në aspektin e përkthimit dhe të lekturimit të dokumenteve dhe akteve zyrtare.
Drejtori Nehat Nuhiu u falënderua për këtë mbështetje dhe ndihmë, duke u zotuar se do të fillojë ta zbatojë gjuhën shqipe në klinikë sipas detyrimeve ligjore.