Apasievit i pengon se shqiptarët do të marrin nënshtetësi të Maqedonisë

Maqedonia

Apasievit i pengon se shqiptarët do të marrin nënshtetësi të Maqedonisë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:59
Dimitar Apasiev

Kryetari i partisë ‘E majta’, Dimitar Apasiev në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhjes me Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për shtetësi.

Apasievit i pengon që LSDM-ja ka siguruar kuorum për t’u miratuar propozim-ndryshimi i Ligjit për shtetësi të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternatiës. Sipas tij, ky ligj është shovinizëm.

“Në mënyrë artificiale mundësohet që 70.000 kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë”, shkruan Apasiev.

Ndryshe, deputeti Dimitar Apasiev në fjalimin e parë më Kuvend kërkoi heqjen e flamurit të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në mënyrë që të mos vjen koha të vendoset edhe flamuri i SHBA-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat